Ja ”Heroi” që parandaloi sulmin në Gjermani duke shpëtuar 2500 njerëz

0
151

Ky është ‘’heroi’’ që arriti të parandalonte sulmin që Mohamed Dalila 27 vjeç kishte planifikuar të bënte në një festival muzike në Ansbach të Gjermanisë. Paskal Bom 25 vjeç nga Gjermania që punon si rojë ka arritur të parandalojë sulmin e planifikuar të 27-vjeçarit disa ditë më parë, duke shpëtuar kështu jetën e 2500 personave që ndodheshin në festival.

“Filloi të belbëzojë me nervozizëm. Nuk e lejova të futet brenda pasi më dukej i dyshimtë, por edhe biletë nuk kishte pasur. U largua disa metra larg meje duke menduar se do ta lejoj të futet më vonë. Por ai vazhdimisht mbante në dorë një telefon, me të cilin kohë pas kohe bisedonte me dikë”, ka deklaruar Bom për të përditshmen gjermane “Bild

 

25 vjeçari është shprehur se Dalila sillej çuditshëm dhe shikonte vazhdimisht nese dikush po e shikonte është shprehur Bom. Xhihadisti duke mos mundur të realizonte planin e tij, hodhi veten në erë duke lënduar rëndë 15 persona.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here