Sormani e pranon realitetin: Po luan miu kundër elefantit…

0
121

Partizani mbylli dje përgatitjet në prag të takimit ndaj FC Red Bull Salzburgut. Me seancën e zhvilluar në orën 20:00, në ambientet e stadiumit “Elbasan Arena”, të kuqtë u kanë dhënë fund përgatitjeve dhe vijojnë të jenë të grumbulluar në hotel “Univers”. Për arsye të transmetimit televiziv, sfida është shtyrë me 15 minuta në kohë, teksa do të fillojë në orën 20:15. Kjo do të jetë kualifikuesja e parë e turit të tretë të Ligës së Kampioneve.  Ndeshja do të drejtohet nga gjyqtari anglez, Michael Oliver.

Në konferencën për shtyp, trajneri i 15 herë kampionëve të Shqipërisë, Adolfo Sormani, nënvizoi mes të tjerash: “Siç edhe po e ndiej, është një optimizëm i madh, ndoshta mund të them shumë i madh. E konsideroj veten si një njeri mjaft të ekuilibruar. I ftoj të gjithë që shumë shpejt të kthehen me këmbë në tokë. Po flasim për një sfidë, ku përballë njëri-tjetrit do të jenë miu me elefantin. Ju kujtoj se Salsburgu është në vendin e 48-të të renditjes së UEFA-s. Dua t’ju kujtoj të githëve që presidenti ynë, Gazment Demi, është një person ambicioz, i suksesshëm dhe i ekuilibruar dhe mua më ka zgjedhur për kulturën e punës. Ne duhet të punojmë më shumë se të tjerët dhe të flasim më pak. Ne duhet të bëjmë gjithçka mirë përballë çdo kundërshtari dhe besoj kjo është filozofia që kam aplikuar te Partizani.

Eshtë krenaria që të luajmë për këtë fanellë dhe skuadrën tonë. Çdo ditë u kujtojmë lojtarëve të luajnë për skuadrën dhe me skuadrën. Nuk është aspak e habitshme që Xhika është prezent në konferencën për shtyp. Në një kohë që Alban Hoxha është në vëmendjen e të gjithëve, unë dua t’ju kujtoj të gjithëve se e gjithë kjo arritje, që ka bërë Partizani, është një sakrificë e tërë skuadrës”. Nga ana e tij, portieri i dytë i Partizanit, që duket se do të mbrojë kuadratin në rast të largimit të Hoxhës, tha: “Gjendja në skuadër është tepër entuziaste. Trajneri Sormani ka sjellë një frymë pozitive dhe të gjithë po stërvitemi fort për të dhuruar një tjetër paraqitje pozitive.”telesport

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here