Sherri i pacientëve/ Zjarri në Spitalin Amerikan, vdesin nga asfiksia dy gratë e shtruara te reparti i dializës

0
144

13735821_525195924355345_6846448286566713471_o 13690909_525198427688428_7206765221686186245_o 6-23-933x445

 

 

Pacienti i identifikuar si Lefter .C, 57 vjeç, pas një konflikti me pacientin D.Saraçi 47 vjeç, ka shkuar në dhomën e këtij të fundit ka nxjerrë nga qesja një bidon me lëndë djegëse, e ka spërkatur

 

Sejrie Baleta

 

 

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në repartin ku ofrohet shërbimi i  hemodializës në Spitalin Amerikan në Tiranë. Dy paciente humbën jetën, dy u plagosën rëndë si dhe dy infermiere janë lënduar paraditen e djeshme kur dhoma ku ofrohej shërbim për të sëmurët me hepatitin C u përfshi nga flakët rreth orës 11:00 të 25 korrikut 2016. Viktimat janë Sanie Sulaj, 55 vjeç, nga Mamurrasi, e cila ka gjetur vdekjen si pasojë e asfiksisë, dhe Hani Mali 55 vjeç nga Laçi e cila u gjet poshtë një shtrati, e karbonizuar. Shkak i zjarrit ka qenë një sherr mes dy pacientëve, pas të cilit njëri ka tentuar të djegë tjetrin brenda dhomës së Hemodializës. Sipas Policisë, zjarri është vënë nga pacienti i identifikuar si Lefter .C, 57 vjeç, pas një konflikti me pacientin D.Saraçi 47 vjeç. Autori i zjarrvënies Lefter .C,  pasi ka mbaruar dializën ka shkuar në dhomën e shtetasit D.Saraçi, ka nxjerrë nga qesja një bidon me lëndë djegëse, e ka spërkatur. Policia dhe burimet në vendngjarje thanë se 2 pacientë janë konfliktuar me njëri-tjetrit dhe më pas njëri prej tyre ka hedhur benzinë në drejtim të pacientit tjetër dhe  me pas i ka  vënë zjarrin. Policia e Tiranës sqaroi se me ndërhyrjen e infermierëve është bërë e mundur shuarja e zjarrit mbi autorin e dyshuar dhe të dëmtuarin të cilët janë rëndë. Dy viktimat kanë qenë në dhomën ku po merrnin shërbimin e dializës pacientët me hepatitin. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë shërbimet policore dhe zjarrfikset të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit. Shërbimet e komisariatit të Policisë nr 3 nxorrën jashtë godinës pacientët që ndodheshin brenda. Nga veprimet paraprake te grupit hetimor i cili ndodhet në vendin e ngjarjes dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar me dashje nga pacienti i identifikuar si Lefter C., 57 vjeç. Dyshohet se ka lindur një konflikt midis dy shtetasve Lefter.C dhe shtetasit D.Saraçi, 47 vjeç. Shtetasi Lefter.C pasi ka mbaruar dializën ka shkuar në dhomën e shtetasit D.S, ka nxjerrë nga qesja një bidon dhe dyshohet të ketë spërkatur me benzinë shtetasin D.S dhe me pas i ka vënë zjarrin. Me ndërhyrjen e infermierëve është bërë e mundur shuarja e zjarrit mbi autorin e dyshuar dhe të dëmtuarin. Shtetasi D.Saraçi ka qenë i shtruar dhe merrte mjekim dhe në të njejtën dhomë me të ka qenë duke marrë mjekim dhe pacientja Sanie Sulaj, 55 vjeçe nga Mamurrasi e cila ka gjetur vdekjen si pasoje e asfiksisë. Aktualisht shtetasi D.Saraçi ndodhet i shtruar në sallën e reaminacionit pranë spitalit Ushtarak, kurse autori i dyshuar ndodhet në spitalin American 2 . Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”.

 

Dëshmitarja

Ngjarjen e rëndë në Spitalin Amerikan e ka rrëfyer për mediat dhe njëra nga pacientet që ndodhej brenda ambienteve në momentin e zjarrit. “Unë jam paciente në dhomën tjetër. Ne na erdhi ndihma në 2 minuta na zgjidhën dhe na nxorën jashtë, pasi po vinte tymi te ne. Ne ishim larg, vetëm tymi na mbyti pak, por e kaluam kollaj.  Nga tymi nuk pati të dëmtuar. Personat që u përfshinë nuk i njihnim, pasi ishin në dhomë tjetër”tha pacientja .

Ministri Beqaj
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj deklaroi se do kërkohet mbikëqyrje administrative kontratës së koncesionarit të Hemodializës. Pas ngjarjes tragjike brenda Spitalit Amerikan ku humbën jetën dy pacientë, Beqaj tha se Ministria e Shëndetësisë do të zhvillojë hetim administrativ.   “Sigurisht ne do të shqyrtojmë pjesën administrative të kontratës së Spitali Amerikan ka me Fondin e  Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor për shërbimin e hemodializës”, u shpreh Beqaj, ndërsa shtoi se i takon organeve të drejtësisë të zbardhin ngjarjen.

 

Nënkryetarja e Shoqatës së të sëmurëve me Dializë

Alma Sheme, nënkryetare e Shoqatës së të sëmurëve me Dializë u shpreh se pacientet të cilat ndërruan jetë sot në Spitalin Amerikan, kishin prej 10 vitesh që merrnin trajtimin e hemodializës.
“Janë dy viktima nga zjarri. Sanija kishte 10 vite që merrte shërbimin e Hemodializës”, tha ajo.
Ndërsa e pyetur për personin që vuri zjarrin, veprim i cili çoi dhe në tragjedi, Shehu tha se nuk e njihte. “Pacientët i njihja të gjithë. Personin që vuri zjarrin nuk e njihja”, theksoi nënkryetarja e Shoqatës së të sëmurëve me Dializë, Alma Sheme.

 

Drejtoresha e FSKSH-së

Drejtoresha e FSKSH-së Vjollca Braho tha se janë dëmtuar qoftë dy pacientët të cilët janë konflikuar por dhe infermierët dhe personat e tjerë që ndodheshin në dhomën e vogël ku merrnin shërbimin e dializës pacientët me hepatitin C. Ajo shtoi se pacientët e dhomës ku ndodhi ngjarja janë transferuar në shërbime të tjera të spitalit dhe se po vijojnë aty trajtimin.

Policia i komunikon arrestin në spital autorit të zjarrvënies
Policia e Tiranës i ka komunikuar sot arrestimin autorit të zjarrvënies në Spitalin Amerikan, i cili gjatë paradites së djeshme i vuri zjarrin ambienteve të pavionit të Hemodializës në përpjekje për të djegur një tjetër pacient që po merrte shërbim aty. Sipas policisë, autori i dyshuar është Lefter Cani 57-vjeç që ndodhet në repartin e reaminacionit pas ngjarjes në Spitalin Amerikan ku humbën jetën 2 paciente dhe u plagosën katër të tjerë. Cani akuzohet për dy vepra penale: zjarrëvenie e qëllimshme dhe vrasje në rrethana cilësuese.

 

Drejtori i Shërbimit të Zjarrfikëses

Drejtori i Shërbimit të Zjarrfikëses, Shkëlqim Goxhaj ka deklaruar se dy personat e konfliktuar ditën e djeshme në ambientet e brendshme të spitalit, kanë pasur probleme të mëhershme me njëri-tjetrin. Sipas tij, viktima dhe i plagosuri janë të dy pacientë të hemodializës. “Dyshohet se dy qytetarë që bënin dializën pranë Spitalit kanë qenë në konflikt dhe njëri prej tyre ka shfrytëzuar ambientet e spitalit për të dëmtuar tjetrin. Në momentin që dhoma e Hemodializës është përfshirë nga flakët, personi që donte të digjte tjetrin është futur në dhomë ku edhe është djegur”, u shpreh Goxhaj. Personi tjetër i cili mbeti i plagosur ndodhet në Spitalin e Traumës ku mësohet është jashtë rrezikut për jetën. “Pacienti që mbeti i plagosur është transportuar menjëherë në drejtim të Spitalit Ushtarak dhe është jashtë rrezikut për jetën”, tha ai. “Ekspertë tanë po verifikojnë të gjitha pajisjet për mbrojtjen nga zjarri. Mendojmë se spitali i ka marrë masat kundër zjarrit. Pajisjet që ndodhen brenda spitalit janë të një rrezikshmëria shumë të lartë dhe koha ka qenë e pamjaftueshme për shuarjen në kohë të flakëve”, theksoi ai.

 

Reagimi i spitalit
Pas rënies së zjarrit në repartin e Hemodializës përmes një deklarate për mediat ka reaguar Spitali Amerikan nr. 1 duke deklaruar se ngjarje të tilla janë shumë vështirë që të parandalohen, pasi nuk mundet që të kontrollojnë pacientët. “Ngjarje të tilla janë të paparashikueshme, nuk mund të parandalohen, pasi pacientët kanë sendet e tyre vetjake, ne nuk mund të shkelim të drejtat për t’i kontrolluar, bidoni i pacientit supozohej që të ishte me ujë’ deklaroi mjekja e Spitalit Amerikan. Për sa i përket ngjarjes dhe reagimit mjekja theksoi se ka qenë i menjëhershëm dhe kur ka ardhur policia me zjarrfikësen gjithçka ka qenë nën kontroll. “Ajo që ka ndodhur ka qenë një ngjarje shumë e rëndë që duhet ta kuptoni. Salla ka qenë në ngarkesë të plotë me 30 pacientë që ishin duke kryer seancën e dializës dhe e kanë të pamundur të lëvizin, pasi është i lidhur me makinën. Një pacient hyri dhe kreu një veprim për të cilin do të prononcohet policia për të mos dhënë detaje të mëtejshme.. Pacienti ka hyrë dhe ka kryer veprimin, ka shpërthyer flaka, infermieri është djegur në tentativë për të shpëtuar pacientin. I gjithë stafi është dëmtuar në tentativë për të shpëtuar pacientët. Brenda 3 minutave stafi nxori jashtë pacientët dhe ndërhyrja ishte e menjëhershme. Kur erdhi policia dhe zjarrfikësja gjithçka ishte në kontroll. Të gjithë pacientët janë jashtë rrezikut, përveç dy pacienteve që kanë qenë në sallën e vogël në afërsi më pacientin e dëmtuar kur ndodhi ngjarja. Mjekja ka dhënë informacion edhe mbi gjendjen shëndetësore të pacientit të lënduar, autorin e zjarvënies Lefter Canaj. “Pacienti është djegur në 90% të trupit nga zjarri”deklaroi ajo.

13691169_525198424355095_8432318728408736672_o 13719507_525195921022012_6406885310630411495_o 13735049_525198421021762_943219861400913586_o

Siguria në spitale

Nga ajo që raportohet deri tani është e paqartë sesi një pacient ka arritur të fusë benzinë në një prej reparteve të këtij spitali. Nga ana tjetër, spitali privat ka një numër të konsiderueshëm punonjësish të sigurisë. Nuk dihet se përse nuk ka funksionuar ky shërbim në momentin, që siç raportohet, ka pasur konflikt mes pacientëve. Çfarë sigurie ka ky spital? Si mundet që njeriu të shkojë në spital për t’u kuruar dhe të humb jetën për fajin e drejtuesve të spitalit privat? Pyetje tjetër në këtë rast ka të bëjë me atë se si mundet të hyjë pacienti me bidon në dorë me benzinë, duke kaluar sistemin e rojave dhe të të hedh bidonin me benzinë?! Ndaj ka nevojë për hetime dhe sqarime publikut sepse jo pak persona shkojnë në spitalin amerikan në Tiranë. Siguria e jetës në disa spitale lë shumë për të dëshiruar ndaj ka nevojë për kontroll real nga institucionet shtetërore.Si ka mundësi që viktimat nuk janë asnjë prej personave që kanë qenë në konflikt, por dy paciente të rastësishme që ndodheshin për kurim? Ministri Beqja tha se personeli i spitalit reagoi me profesionalizëm. Nëse është vërtetë kështu, si ka mundësi që shpëtuan personat e sherrit dhe viktima mbetën paciente të rastësishme.

 

 

Partneritetit publik- privat

Koncesioni 10-vjeçar me kompaninë për shërbimin e dializës

 

Të dhënat e publikuara në APP tregojnë se në garën e koncesionit u përfshinë 9 kompani, tre prej të cilave u skualifikuan në fazën fillestare për shkak se nuk paraqiten ofertë

Ishte muaji maj i vitit 2015 kur Ministria e Shëndetësisë përmes një thirrje publikoi në në Agjencinë e Prokurimit Publik procedurat për dhënien me koncesion të hemodializës. Sipas shpalljes në APP, koncesioni do të ketë afat 10-vjeçar me vlerë 8,6 miliardë lekë, të cilat do të mbulohen nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.  Procesi i dializës për të sëmurët me probleme në veshka mbulohet prej vitesh 100 % nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për rreth 900 pacientë që përfitojnë nga ky shërbim. Megjithatë, të sëmurët kronikë janë ankuar vazhdimisht për radhë në dyert e spitaleve apo marrje të shërbimit me turne. Për të zgjidhur këto anomali, Ministria e Shëndetësisë hodhi një vit më parë idenë e partneritetit publik/privat për të përmirësuar këtë shërbim. Më 25 maj 2015, ideja u shpall publikisht në formën e një koncesioni, që do të përmirësonte kushtet e pesë qendrave të hemodializës dhe do të ofronte një shërbim të standardeve të larta. Nuk do të zgjashte shumë por vetëm disa muja më vonë me 20 tetor, Ministria e Shëndetësisë e shpalli “Evita shpk” fituese të koncesionit për “shërbimin e hemodializës”, duke i dhënë asaj një kontratë 10 vjeçare me vlerë rreth 8.6 miliardë lekë (86 milionë dollarë) në total. “Evita” sh.p.k është një kompani produktesh farmaceutike me qendër në Tiranë, e themeluar më 14 maj 2013 në Qendrën Kombëtare të Regjistrimeve, QKR, me pronare të vetme Majlinda Fetiun dhe administratore Elona Saraçin.  Kompania “Evita” sh.p.k hyri në garë dhe rezultoi fituese, edhe pse është e paqartë se çfarë ekspertize dhe kapacitetesh zotëron për të realizuar procesin e hemodializës për qindra pacientë kronikë të sëmurë nga veshkat. Sipas të dhënave të QKR, “Evita” është themeluar më 14 maj 2013 nga Majlinda Fetiu me një kapital fillestar prej 100 mijë lekësh. Edhe pse ka jetuar pa shkëputje nga Berati pranë të shoqit që menaxhon lokalin në lagjen “Barrikada”, Majlinda Fetiu duket se ia ka dalë të fuqizojë me shpejtësi kompaninë e saj në Tiranë. Edhe pse pak e njohur në tregun farmaceutik dhe atë të mjekësisë në Tiranë, gjurmë të kompanisë “Evita” sh.p.k dalin në tenderat për furnizim me barna të Qendrës Spitalore Universitare.  Në korrik të vitit 2015, Ministria e Shëndetësisë sqaroi se projekti i dhënies së këtij shërbimi me koncesion ka si qëllim rikonstruksionin e dy qendrave ku në atë kohë kryhej dializa, në Shkodër dhe Vlorë dhe krijimin e tre qendrave të reja, të cilat do të vendoseshin pranë spitaleve të Lezhës, Korçës dhe Elbasanit. Një tjetër qëllim sipas Ministrisë së Shëndetësisë ishte shmangia e kostove sociale, pasi pacientët që kishin nevojë për hemodializë do të kishin mundësi ta bënin atë tre herë në javë pranë vendbanimeve të tyre. Të dhënat e publikuara në APP tregojnë se në garën e koncesionit u përfshinë 9 kompani, tre prej të cilave u skualifikuan në fazën fillestare për shkak se nuk paraqiten ofertë. Gjashtë kompanitë e mbetura në garë janë shoqëria “2T” me ofertë 10.080 lekë për njësi, shoqëria “Blindi” me ofertë 10.458 lekë, “Evita” me ofertë 11.203 lekë, “Diamed Skopje” me 11.095 lekë, kompania italiane “Spindial” me ofertë 13.180 lekë dhe “Hygea Hospital Tirana” me ofertë 10 740 lekë. Edhe pse u paraqit si risi, partneriteti mes publikut dhe privatit për hemodializën është një praktikë që ndiqet prej vitit 2012 në vendin tonë. Gjatë vitit 2014, spitali Hygea ka kryer 28 transaksione me thesarin e shtetit për shkak të kontratave me QSUT në vlerën e 239 450 910 lekëve. Spitali Amerikan ka marrë tre herë më shumë fonde, për trajtimin e pacientëve me hemodializë. Të dhënat e siguruara nga thesari i shtetit tregojnë se Spitali Amerikan ka lidhur kontrata me QSUT, Spitalin e Fierit dhe Spitalin Ushtarak, duke përfituar 865 668 286 lekë nga buxheti i shtetit në vitin 2014, vlerë kjo thuajse identike me paratë që “Evita” shpk pritet të marrë në një vit nga koncesioni i sapo-fituar i hemodializës. “Evita” sh.p.k ka deklaruar në QKR disa adresa të ushtrimit të aktivitetit të saj, ku baza kryesore rezulton të jetë në Kashar, në kilometrin e 8 të autostradës Tiranë-Durrës. Megjithatë, një prej adresave të saj të deklaruara ndodhet në katin e dytë të Spitalit Amerikan në lagjen Laprakë të Tiranës.

 

largea_albana-vkshi-1024x7651437590303

 

Deputetja citon “Standard” në Parlament

Albana Vokshi: Keqardhje për viktimat. Reforma në Drejtësi të filloj nga ministri Beqaj

 

Ditën e djeshme deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka reaguar ndaj zjarrit në Spitalin Amrikan duke thënë se ky sesion parlamentar mbyllet me ministrin Beqaj. Si fillim deputetja Vokshi shprehu keqardhjen për ngjarjen tronditëse në repartin e dializës në spitalin amerikan nga ku ngushëlloi familjarë e tre pacientëve, që humbën jetën në rrethana tragjike. Më tej ajo tha se edhe dy infermierë dhe pacientëve të tjerë janë të lënduar nga kjo ngjarje. Më tej ajo ka akuzuar Ministrin Beqaj për mungesën e preparatit mjekësor për trajtimin specifik të virusit HIV -AIDS ku humbën jetën 6 persona pak muaj më parë.

 

Fjala e Vokshit

 

Mësuam me keqardhje ngjarjen tronditëse në repartin e dializës në Spitalin Amerikan. Ngushëllime familjarëve të dy pacientëve, të cilët humbën jetën në rrethana tragjike. Dy infermiereve dhe pacienteve të tjerë të lënduar nga kjo ngjarje ju urojmë shërim të shpejtë. Duket se nuk është rastësi mbyllja e këtij sesioni parlamentar me Ilir Beqajn, “ministrin epidemik” që shkatërroi në themele sistemin shëndetësor në Shqipëri. Sigurisht që nuk është rastësi që menjëherë pas miratimit të Reformës në Drejtësi të flasim për Koordinatorin e Korrupsionit në Qeverinë Rama. Reforma në Drejtësi duhet të fillojë pikërisht me hetimet në Ministrinë e Shëndetësisë! Hapja e dosjeve në këtë ministri nuk mund të bllokohet më me makinacionet e “Shtëpisë së Gjetheve” të përuruar nga sigurimsat “junior”! Çdo ditë, ish basketbollisti thyen rekordet e denoncimeve në media dhe rrjetet sociale për situatën në spitale, për mungesën e ilaçeve në të gjitha spitalet e qendrat shëndetësore si dhe për koncesionet korruptive të check up, hemodializës dhe sterilizimit. Po në të njëjtin ekip me Edi Ramën, si në angazhimin për “driblimin e votave” për në koshin e PS-së edhe tani në detyrën e “ministrit fuqiplotë” të përftimit të fondeve të shëndetësisë, Ilir Beqaj nuk po din të ndalet. Ministri ka nënshkruar dhe ka sjellë me urgjencë një marrëveshje me Fondin Global për trajtimin dhe kurimin e epidemive të HIV-AIDS, Tuberkulozit dhe Malaries, ndërsa dokumenti që vjen në Parlament si në ilegalitet lë shumë për të dëshiruar. As relacioni, as dokumenta bashkangjitur nuk japin asnjë shpjegim dhe informacion për deputetët: as sa është fondi që do të alokohet, as periudhën, as mënyrën e implementimit të marrëveshjes…si gjithnjë, terri informativ mbulon cdo iniciativë të ardhur nga Ministria e Shëndetësisë. Duke i kërkuar ndjesë për referencën, siç duket Fondi Global nuk e ka informacionin se vetëm këtij ministri nuk mund t’ia besosh fondet… Ky është Ministri përgjegjës për humbjen e jetës së 6 personave, vetëm pak muaj më parë në Tiranë. 6 pacientët e  prekur nga HIV-AIDS nuk mundën të mbijetojnë pasi në Departamentin e HIV-AIDS në spitalin e sëmundjeve infektive mungoi preparati mjekësor për trajtimin specifik të virusit. Edhe sot, pas pyetjes që unë i bëra, Ministri mohoi të ketë pasur mungesa në kurat për pacientët me HIV/AIDS. Por Ministrin e rrëzon vetë Drejtoresha e QSUT e cila në shkresën me nr ptor. 2726/3 dt 27.05.2016 më informon që: Prej datës 11.5.2016 ka filluar furnizimi me barna ARV dhe në vijim kemi ndërmarrë të gjitha procedurat për importimin në Shqipëri të sasisë së prokuruar së bashku më Ministrinë e Shëndetësisë.” Më tej,  Drejtoresha shkruan: “Jemi informuar nga /unI?CEF Kopenhagen se Brenda datës 9.6.2016 pritet të importohet e gjithë sasia e mbetur e listës së barnave e kërkuar nga QSUT”. Por sot që ne flasim, pra 25 korrik 2016 gjendja paraqitet e njëjtë, në Spitalin e Sëmundjeve Infektive ka mungesa të preparative mjekësore duke vënë në rrezik jetën e qindra pacientëve! Ndërkohë që pushtetarët pasurohen më shumë, pacientët nuk bëjnë dot rezonancë. Siç raportohet nga gazeta Standard, në urgjencën e QSUT mungon edhe kontrasti!!! Për ditë e javë të tëra pacientët e regjistruar nuk kanë mundur ta marrin këtë shërbim por sorollaten çdo ditë pavarësisht se vijnë nga qytete të largëta të vendit… Kontrasti për fat të keq mungon jo vetëm në spital, por edhe nëpër farmaci. Po ashtu, për mungesë ilaçesh prej muajsh në QSUT nuk bëhen dot analizat e dy hormoneve që prodhon teroidja T3 dhe T4, pasi mungojnë çfarë ndodh me pacientët? Kush është përgjegjës për këtë mungesa? A ka ndonjë përgjegjësi Ministri i cili ka centralizuar të gjithë tenderat në zyrën e tij?

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here