33 të arrestuar për lidhje me ISIS-in në Turqi…

0
39

Të paktën 33 persona janë arrestuar dje në Stamboll, me akuzën për lidhje me organizatën terroriste ISIS.

Në bazë të informacioneve të marra nga shërbimet sekrete, ekipet anti-terroriste kanë ndërmarrë një operacion kundër të dyshuarve për planifikim dhe kryerje të aktiviteteve në emër të organizatës terroriste ISIS.

Në mënyrë të harmonizuar, policia ka kontrolluar 16 shtëpi në 10 lagje të Stambollit, ku ka arrestuar 33 persona, raporton media shtetërore turke AA.

Gjatë kontrolleve, është sekuestruar një numër i madh dokumentesh dhe materialesh të tjera dixhitale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here