Pyetje të sikletshme që mund t’i bësh vetë pasi ke pirë dy-tre gota verë?!

0
203

Disa sekrete seksuale askush nuk do të donte t’i zbulonte ndonjëherë, apo t’i thoshte me zë të lartë, ose do t’i thoshte pas dy-tre gotash verë.

Janë gjëra shumë personale dhe të sikletshme për t’u treguar, ose për t’u pyetur.

Ne po ju sjellim disa prej pyetjeve më të zakonshme të femrave, që mund të duken të çuditshme, apo të sikletshme për t’u pyetur.

A mund të ngelesh shtatzënë nga seksi oral?

Jo. Është shkencërisht e pamundur që të ngelesh shtatzënë nga goja, megjithëse spermatozoidët janë qenie të zgjuara, ende nuk kanë gjetur një rrugë për të kaluar nga goja, në vezore.

Nëse ai zgjohet me ereksion, a po ëndërronte për seks?

Jo. Meshkujt kanë 4-5 ereksione çdo natë si pasojë e ciklit të gjumit. Madje dhe femrat mund të kenë gjatë natës ereksione, megjithëse nuk e vënë re.

Gjatë seksit, testikujt e tij “zhduken”, a duhet të shqetësohem?

Mund të jetë pak alarmuese herën e parë, por nuk duhet të shqetësoheni. Është vepra e Nënës Natyrë. Testikujt tërhiqen për të ruajtur një temperaturë të caktuar, por edhe për të shmangur përplasjet gjatë një akti seksual të vrullshëm.

Çfarë ndodh nëse më ngelet kondomi brenda?

Asgjë e jashtëzakonshme, mjafton të kontrolloni me duar “brenda” për t’a gjetur. Po nuk e gjetët ju, e gjen mjeku. Tek i cili gjithsesi duhet të shkoni për të kontrolluar nëse keni marrë ndonë infeksion ose keni ngelur shtatzënë.

A do të “varem” nga seksi i tepërt?

Komplet e kundërta. Moskryerja e seksit shpesh bën që femrat të “varen”. Çështja e vaginës është “përdore ose humbe”, kështu që sa më shumë seks, aq më mirë është.

A më ndodh gjë nëse gëlltis spermë?

Asgjë! Sperma është thjesht ujë dhe mukus, kështu që mos u shqetësoni. I vetmi problem është nëse partneri ka një sëmundje seksuale, e cila në këtë rast mund të transmetohet.

A është brenda? Ndonjëherë nuk e ndjej nëse është apo jo.

Është normale. Hera  parë ndjehet më shumë dhe kënaqësia është më e madhe. Por nëse ka momente kur nuk e ndjeni, atëherë përpiquni t’a kryeni në pozicione të tjera.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here