Policia që duam… Ky polic gjobit veten me 58 euro për një gabim (FOTO)

0
149

Një polic ka dënuar veten në Norvegji, për shkak se nuk e kishte bartur jelekun e shpëtimit gjatë patrullimit me anije në det.  

Fotografitë e policit Arne Stavnes, janë publikuar në të përditshmen “Verdens Gang”, ku shihet duke qëndruar në anije pa jelekun e shpëtimit gjatë patrullimit rreth ishullit Utoya, rreth 38 kilometra nga Oslo.

Disa lexues duke komentuar fotografitë, kanë vërejtur se Stavnes nuk kishte bartur jelek të shpëtimit, që në Norvegji është obligativ gjatë ngasjes së anijes më të vogël se tetë metra.

Dhe kështu për të qetësuar situatën, polici ka publikuar në Facebook një fotografi, në të cilën shihet një gjobë prej 58 eurosh të cilën ia kishte shqiptuar vetes.

Sipas një hulumtimi të realizuar në vitin 2015, 80 për qind e norvegjezëve kanë besim në policinë e tyre.

1-230

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here