Vendime për miratim / Dhënia e ndihmës ekonomike dhe pagesat e PAK për periudhën 1-31 korrik 2016

0
174

3 (1)

Këshilli Bashkiak i Tiranës pritet të marrë dhe një tjetër vendim të rëndësishëm në lidhje  me disa ndryshime në vendimin “për miratimin e programit buxhetorë afatmesëm 2016- 2018”

 

Sejrie Baleta

 

 

Këshilli Bashkiak i Tiranës është njoftuar që ditën e sotme do të mbajnë mbledhjen e radhës. Sot në orën 18:00 do të shqyrtohet dhe rendi i ditës i cili ka të bëjë me miratimin ose mosmiratimin e disa vendimeve nga ana e Këshillit Bashkiak. Rendi i ditës së sotme vijon si më poshtë:

  • Projekt- vendimi: “Për  një ndryshim në Vendimin e Këshillit Bashkiak Tiranë nr. 58, datë 30.12.2015, “Për miratimin e programit buxhetorë afatmesëm 2016- 2018 dhe detajimin e buxhetit të Bashkisë Tiranë për vitin 2016( i ndryshua).
  • Projekt- vendimi: “Për propozimin për dhënien e ndihmës ekonomike për periudhën 1-31 korrik 2016”.
  • Projekt vendimi: “ Për miratimi i pagesës për PAK dhe Invalidët e Punës për periudhën 1-31 korrik 2016”.

 

Një ndryshim në Vendimin e Këshillit Bashkiak Tiranë nr. 58, datë 30.12.2015, “Për miratimin e programit buxhetorë afatmesëm 2016- 2018 dhe detajimin e buxhetit të Bashkisë Tiranë për vitin 2016( i ndryshua).

 

Mbështetur në nenet dhe ligjet përkatëse që është propozuar dhe ky projekt vendim pritet që të miratojnë  miratojë një ndryshim në vendimin e Këshillit Bashkiak Tiranë nr. 58 datë 30.12.2015, “ Për miratimin e programit buxhetorë afatmesëm 2016-2018 dhe detajimin e Bashkisë Tiranë për vitin 2016 i ndryshuar si më poshtë:

  • Projekt- vendimi: “Për një ndryshim në Vendimin e Këshillit Bashkiak Tiranë nr. 58, datë 30.12.2015, “Për miratimin e programit buxhetorë afatmesëm 2016- 2018 dhe detajimin e buxhetit të Bashkisë Tiranë për vitin 2016( i ndryshua).

 

  1. Shpërndarja e financimit për projekte të reja nga FZHR për vitin 2016 në programin e Arsimit Parauniversitarë, sipas pasqyrës nr,2 pjesë përbërëse e këtij vendimi.
  • Në zbatimin e pikës 1-a, të miratojë detajimin dhe rishpërndarjen e fondeve për projekte të reja të viti 2016 të FZHR-së nga të ardhurat e Bashkisë Tiranë, në programin e Arsimit Parauniversitarë , sipas pasqyrës nr. 2 pjesë përbërëse e këtij vendimi.
  • Të miratojë rishpërndarjen e fondit të investimeve brenda Programit të Menaxhimit të Rrugëve dhe Transportit Publik për vitin 2016, sipas tabelës nr. 3 pjesë përbërëse e këtij vendimi.
  • Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Menaxhimit Financiar dhe Drejtoria e Përgjithshme e Punëve Publike.
  • Ky vendim hyn në fuqi 10- të ditë mbas shpalljes.

 

Relacioni

Projekt- vendimi: “Për  një ndryshim në Vendimin e Këshillit Bashkiak Tiranë nr. 58, datë 30.12.2015, “Për miratimin e programit buxhetorë afatmesëm 2016- 2018 dhe detajimin e buxhetit të Bashkisë Tiranë për vitin 2016( i ndryshua).  Në kuadër të aplikimeve të reja për përfitimin e projekteve nga FZHR për vitin 2016 Bashkisë së Tiranës me vendim të Komitetit të Zhvillimit të Rajoneve Bashkisë së Tiranës me vendim nr. 37 datë 13. 07. 2016 “ Për shpërndarjen e financimit për projektet në programin e arsimit”, Bashkisë së Tiranës i është akorduar fondi për 2 projekte të reja si më poshtë:

  • Ndërtimi i shkollës 9- vjeçare “ Kosova”, Tiranë me vlerë totale 281.375.232 lekë dhe me vlerë financimi 100, 687, 616 lekë për vitin 2016.
  • Ndërtimi i sallës së koncerteve, pranë auditorit të Liceut Artistik “ Jordan Misja” me vlerë totale projekti 118, 387, 443 lekë dhe me vlerë financimi 59, 193, 722 për vitin 2016.

Për objektet e sipërpërmëndura  vlerat e ndërtimit montimit do të mbulohen nga FZHR ndërsa vlerat e mbikëqyrje/ koalodimit do të mbulohen nga fondet e të ardhurave të Bashkisë së Tiranës. Si rrjedhojë lind nevoja për të bërë një ndryshim në buxhetin e Bashkisë së Tiranës dukë bërë rishpërndarje fondesh në buxhetin e vitit 2016. Pakësimet e fondeve janë propozuar në projekte për të cilat procedurat e prokurimit priten të përfundojnë në fund të vitit 2016, dhe si rrjedhim do të kenë nevojë për më pak financim brenda vitit 2016.

 

Për propozimin për dhënien e ndihmës ekonomike për periudhën 1-31 korrik 2016

Projekt- vendim i cili i mbështetur në nenet dhe pikat e ligjeve përkatëse pritet që në  mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak n miratohet si  propozim.  “Për propozimin për dhënien e ndihmës ekonomike për periudhën 1- 31. 07 2016”. Në bazë të nenit 42/1 të ligjit nr 9355 datë 10.03.2005 “ Për ndihmën dhe Shërbimet shoqërore i” i ndryshuar, vendimi nr 904, datë 12,12,2012 “ Për përcaktimin e kritereve,  të procedurave të dokumentacionit të përfitimit të ndihmës ekonomike në zonat pilot”, si dhe në bazë të projekt- vendimit  të paraqitur nga administratorët e seksionit të ndihmës shoqërore, Këshilli i Bashkisë vendosi:

Të propozojnë Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Sociale Shtetërorë Tiranë, të përfitojnë nga aplikimi:

Kanë aplikuar për ndihmë ekonomike 4700 familje, me një fond mujor …. lekë.

187 persona me statusin e jetimit me një fond 561000 lekë.

Individë viktima të trafikimit 4 persona, me një fond 12000 lekë .

Individë viktima të dhunës ne familje 37, me një fond 111000 lekë.

Individë prindër të fëmijëve të lindur:

Trinjakë 14 familje, me një fond 12600.

Katërnjakë 4 familje, me një fond 64000 lekë.

Pesënjakë e më shumë njëherësh 2 familje me fond 50000 lekë.

Fëmijë në kujdestari të një familje kujdestare 33 aplikime, me një fond 297000 lekë.

Fëmijë me aftësi të kufizuara në kujdestari 3 aplikime, me një fond 30000 lekë.

 

Miratimi i Pagesës për PAK e invalidët e punës për periudhën 1-31 korrik 2016

 

Në projekt- vendim i rëndësishëm që pritet të miratohen në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak Tiranë është : “ Për miratimi i pagesës për PAK dhe Invalidët e Punës për periudhën 1-31 korrik 2016”.  Në bazë të neneve përkatëse dhe ligjeve për “Ndihmën dhe shërbimet shoqërore” , “Statusin e invalidit të punës”, “ Statusin e të verbrit”, “ Statusin e invalidit paraplegjik dhe tatraplegjik”, “ Përfitimiet për statusin e të verbërit’, “ Përfitime nga statusi i invalidit paraplegjik dhe tetraplegji”, “Përcaktimin e kritereve të dokumentacionit dhe masës së përfitimit të pagesës për personat me aftësi të kufizuara”, ligji për “ Statusin e invalidit të punës’, “ Masën kriteret e procedurat e përfitimit të një paketë të veçantë hijeno- sanitare për individë paraplegjikë dhe tetraplegjikë” etj.  Këshilli i bashkisë vendosi:

  • Të miratohet pagesa për personat me aftësi të kufizuara për muajin korrik 2016 për njësitë administrative të Bashkisë Tiranë sipas tabelës në foto.
  • I ngarkohet Drejtorisë së Përgjithshme të Menaxhimit të Financave, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve Sociale dhe njësitë Administrative të Bashkisë së Tiranës për zbatimin e këtij vendimi.
  • Ky vendim hyn në fuqi 10 ditë pash shpalljes së tij.

 

Relacioni

Sërish gjithnjë duke u mbështetur në nenet  dhe ligjet përkatëse në relacionin e propozuar pritet që në kaudër të organizimit të ri administrativo- territorial, sipas ligjit nr,115/ 2014, datë 31.07.2014 për “ Ndarjen Administrativo- Territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”, me qëllim përmbushjen e detyrës së institucionit, Bashkia Tiranë transferon detyrimin e pagesave per personat me aftësi të kufizuara dhe invalidëve të punës në territorin e njësive të shkrira aktualisht 24 njësi administrative nën administrimin e Bashkisë së Tiranës.

Në mbështetje të kuadrit ligjorë në fuqi, përfitojnë mbështetje financiare këto kategori:

Personat me aftësi të kufizuara

Kujdestari i një personi me aftësi të kufizuara

Persona të verbër

Persona të verbër

Kujdestari i një personi të verbër

Paraplegjikë- tetraplegjikë

Kujdestari i një paraplegjik- tetraplegjiku

Invalidë pune

Gjithashtu nga kategoritë e PAK përfitojnë edhe mbështetje të veçantë që lidhen me:

Paketë hijeno –sanitare

Kompesimin e energjisë elektrike

Kompesimin e telefonisë fikse

Pagesa për personat me aftësi të kufizuara që përfshihet në këtë vendim, është pagesa për muajin korrik 2016 për të gjitha Njësitë Administrative të Bashkisë Tiranë. Më poshtë është një tabelë me të dhëna të sjella nga njësitë administrative mbi këta përfitues. Tabela është përmbledhëse për të gjitha kategoritë përfituese, sipas çdo njësie administrative.  Ky vendim pritet që të miratohet me datë 25.07 2016, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here