Lolita publikon “axhendën” e kryeministrit. Ja çfarë do të bëjë Rama 24 orët në vazhdim

0
249

“Lolita” fanpage i cili është bërë mankth për qeverinë dhe shumë politikanë të tjerë duke iu nxjerrë skandalet, sot ka publikuar “axhendën” e kryeministrit Rama për 24 orët e ardhshme.

“Lolita” ka ironizuar Ramën duke krijuar një axhendë sipas saj,  që nga mënyra se si zgjohet deri tek mesazhet e fshehta drejtuar Trump, Merkel, Mogherini dhe shumë të tjera.

Postimi i plotë:

Një ditë me Edi Ramën

8:00 Dielli lind mbi Surrel, dëgjohen pulat dhe drita e mëngjesit shkëlqen kudo, por në dhomën e gjumit të Edit dritë nuk ka: aty drita s’hyn sepse dhoma e Edit s’ka dritare!
Bie celulari.

Edi zgjohet dhe lexon:

“Mirëmengjes Lider, më poshtë axhenda për sot. Endri!”

Rama lexon me vëmendje axhendën e grupuar në Ditëlindje gazetarësh, mesazhe për liderët e rajonit, mesazhe për liderët e Evropës, mesazhe (+400) për Donald Trump, mesazh privat për Ivanka Trump me spond për babin, mesazh për Allegrin, mesazh për lojtarët e Juves, barsoleta me PD, një paragraf që tall bythën me Erjon Braçen.

8:02 Rama i përgjigjet Fugës “Rrofsh o shkërdhatë! Herë tjetër më lër të fle rehat!”

8:30 Në oborrin e Surrelit nis stërvitja e Ramës. Dhjetë pompa toke, dhjetë muskuj barku dhe 10 sprinte. Eduard Shalsit që rastësisht i kalon rruga andej i buzëqesh fati: urdhërohet të bëjë 200 pompa në prani të liderit. Nga pompa e 176 Shalsi vëren që liderit i ka humbur përqëndrimi dhe fshihet pas gardhit.

9:00 Rama i dërgon një mesazh kryetarit të opozitës: “Lul, je çun i mirë, faleminderit që zgjodhe Shqipërinë përpara Partisë.”

9:04 Rama i dërgon një mesazh Ilir Metës “Je njësh!”

9:30 Rama ka veshur kostumin serioz ndërsa me vete në një çantë Linda i ka lënë tutat që do përdorë në mbledhjen e qeverisë. Vetë është kujdesur të marrë lapustilat dhe penelat që i duhen për mbledhjen.

10:00 Nis mbledhja e qeverisë, nuk mungon asnjë. I duhen dhjetë sekonda për ti dhënë drejtim: “Siç e dini mbledhjen e drejton Niko, mos bëni zhurmë se më duhet të mbaroj një pikturë për Biennalen e Venecias. Është Biennale me dy ‘n’.”

11:00 Largohet nga mbledhja i mërzitur dhe urdhëron Fugën të çojë dhuratat për ditëlindjet e gazetarëve.

12:00 I çon një sms Angela Merkel: “Du bist.. frymëzimi im! Dashuria ime!”

12.01 Sms për Frederica Mogherinin: “Ciao da Edi”.

13:00 Hap Facebook dhe komenton për rreth 2 orë.

15:00 Lajmëron Fugën të marrë ne telefon Stefano Boerin sepse ka një plan në mendje.

17:00 Përfundon komunikimin me Stefano Boerin pasi ka vendosur që të bëjë një shtesë gjigande sipër kryeministrisë duke e kthyer në pavion kulturor me veprat e tij të artit dhe miqve të tij. Thërret bashkëpunëtorët e ngushtë Shkrelin, Lamen, Anri Salën. Me ta vjen dhe Endri Fuga.

17:02 Fuga largohet nga takimi sepse ngarkohet nga Rama me detyrën e rëndësishme për tu kthyer përgjigje komentuesve në FB dhe për t’u marrë me mbarëvajtjen e qeverisë.

17.05 Merr një sms konfidencial nga Fuga: “Shef më dërgo passwordin”. I gërthet në telefon: “Hiq_brekët 1234!..Jo ti Fuge! Jo ti! Paswordi.”

18.00 Nga llogaria e Lindës blen një kopje të atleteve të Michael Jordan në E-Bay.

18.26 Merr një sms nga Frederica Mogherini: “Edi chi?” I feks ndërmend ti përgjigjet: “Edi di tuo nonno” por vetërmbahet për hir të sfidave të integrimit. Pas 3 minutash i kthen mesazh: “Edi, il Primo Ministro dell’ Kosovo.”

20:00 Lajmërohet nga Fuga që Basha ka dalë në një konferencë për shtyp pas gjashtë muajve heshtje. Rama i çon sms “Bravo Lul! Faleminderit dhe një herë!”

21:00 Në emision me Blendi Fevziun! “Jeni kazana të gjithë!”

24:00 Mbërrin në Surrel i lodhur, takon Lindën dhe përgatit rrobat për udhëtimin e nesërm drejt Londrës. Ka hapur një ekspozitë atje dhe me këtë rast do të takohet dhe me mikun e familjes Tony Blair.

24:05 Mesazh nga Romana Vllahutin: Edi dear, mos i bjer Çeskës në qafë. E trembe shumë me atë punën e Kosovës. Ha ha.”

24:06 Zgjon me mesazh Eduard Shalsin: “Home ku i ke ato 24 pompat? Nesër dikush të vijë ti bëjë në oborr. O ti o Mimi”

24.07 Mesazh nga Mimi Kodheli: “Edo je në terezi? Harroje që të vij të të bëj pompa në oborr. Më vjen turp nga Linda jote. Po tu desh gjësend fol vetë me Shtabin e Përgjithshëm.”

24.55 Mesazh nga Angela Merkel: “Du bist mein Schatz”.

24.56 Edi ia bën forward mesazhin e Merkelit Frederica Mogherinit.

24.59 Edi Rama fle me një buzëqeshje lumturie të gdhendur në fytyrë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here