Gjendet e djegur makina e autorëve që u përdor në atentatin e Vlorës

0
164

Policia e Vlorës ka gjetur një mjet të djegur tip “Jeep” i cili dyshohet të jetë përdorur në vrasjen e dy personave mbrëmjen e së dielës në Vlorë.

Sipas policisë mjeti me targë AA 210 FS është gjetur i djegur dhe i braktisur në rrugën e fshatit Aliko, pranë varrezave. Të njëjta burime bëjnë ët ditur se, ka dyshime të forta që mjeti është përdorur nga autorët e ngjarjes në lagjen “Partizani” ku mbetën të vdekur dy persona.

Nga të dhënat policore rezulton se mjeti tip “Jeep” me targë  AA 210 FS është vjedhur para 2 muajsh në qytetin e Fierit.

Mbrëmjen e së dielës në Vlorë mbeten të vdekur dy persona të cilët ishin në një lloto. Të vdekur mbetën Ilir Deromemaj dhe Dhimitër Cami. Nga të dhënat e para një person ka qëlluar me breshëri automatiku në brendësi të lotos.

Dyshohet se në shënjestër të autorit ka qenë Ilir Deromemaj pasi 45-vjeçari kishte vrarë në vitin 1998 shtetasin Lame Gockaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here