Amir Abrashi nuk është njëri nga të “zhgënjyerit” që do të largohet nga Kombëtarja Shqiptare (VIDEO)

0
136

Amir Abrashi duket se nuk e ka ndërmend të luajë për Kosovën. Madje, ai ka dhënë një përgjigje bindëse, duke lënë pa shpresë Përfaqësuesen e Kosovës.

Ai të dielën ishte në komunikim të drejtpërdrejtë me tifozët e skuadrës së tij, SC Freiburg, të cilëve iu përgjigje në pyetjet e dërguara në faqen e Freiburgut në Facebook.
Një tifoz nga Kosova, që jeton në Freiburg, Ernor Dermaku, e ka pyetur nëse e ka ndërmend të luajë për Kosovën.

“Unë jam i lumtur tek Kombëtarja shqiptare dhe deri më tash nuk ka pasur asnjë mendim për të ndërruar Kombëtare”, tha Abrashi, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Përgjigjen e Abrashit mund ta shihni edhe në videon e mëposhtme, nga minuta 3:00.

Shiko videon

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here