A po kërkojmë për jetë aliene në vendin e gabuar?

0
159

 

Astronomet besojne se jemi duke kerkuar per aliene ne vendet e gabuara. Po sikur planeti yne te mos jete vendi ideal per jeten, apo disa specie aliene te jene te padukshme per syrin tone te lire? Nese shohim per nje planet qe mban ne vete “jeten sic e njohim ne”, mund te kete nje problem te madh per ta gjetur ate!

Por nese kerkojme per nje planet qe nuk ka specifikat e caktuara per te mbeshtetur dhe zhvilluar jeten, ne mund te kemi shume shanse te gjejme nje te tille qe nuk i permban kushtet qe i duhen nje njeriu per te jetuar.

Jo te gjitha speciet aliene jane te varura nga uji, ajri apo temperaturat e ngjashme me token , per te mbijetuar. Kjo nuk eshte nje ide e re. Qe perpara 10 vitesh, nje grupo astronomesh nga Universiteti i Ohio-s, sugjeruar ne duhet te kerkojme planete te banueshme ne yje te afert qe jane dukshem me masive sesa dielli.

Yje me te nxehte dhe me masive jane konsideruar gjithnje me pak te mundshem per te mbajtur jete, edhe pse jo per shkak te nxehtesise se madhe. Planetet mund te kene ndryshime klimaterike, thkesht neper orbita me te largeta nga dielli, sipas Andrew Gould, profesor i astronomise ne Universitetin e Ohio-s.

“Problemi eshte kohor, jo i temperatures”, thote Gould. “Diejte e nxehte kane tendence te digjen shpejt, me shpejt nga c’mund te perhapet jeta ne to!”

Nje nga yjet e ekzaminuar ne studim eshte 1.5 here me masiv se dielli une dhe me shume mundesi do te gjeneroje energji qe e pezullojne jeten per te pakten dy bilione vite.

Duke marre parasysh biliona vite te kerkuara per evolucionin e jetes ne toke, shkencetaret mund te vene ne dyshim nese do te kishte shanse qe kjo te ndodhte ne nje sistem diellor me jete-shkurter.

“Ne nuk ja kemi idene sesi evolucioni do te ndodhte ne ndonje planet ndryshe nga i yni” thote Gould. “Nese ne gjejme nje planet rreth nje ylli jeteshkurter, mund te jemi te afte te testojme sesi do te ndodhe evolucioni ne ato rrethana.” Shpjegoi Gould.

Studimi i fundit perfshiu edhe astrofizikantin Rene Heller i Institutit McMaster Origins qe tregoi se planeti yne mund te mos jete vendi me ideal per kushtet jetesore dhe shkencetaret duhet te marrin ne kosiderate edhe te ashtuquajturit planete super te banueshem.

Keto planete me shume mundesi do te ishin dy a tre here me masive dhe me me pak male sesa Toka. Ata do te ishin edhe me te vjeter gjithashtu.

“Toka merr vetem pjesen e brendshme te zones se jetueshme te sistemit – kjo zone eshte ajo qe u lejon planeteve te ngjashem me token te kene uje ne siperfaqen e tyre” thote Heller.

Keshtu qe nga kjo prespektive, Toka eshte vetem ne kushte te caktuara, e banueshme. A do te mund te kishte ambiente me jetosore ne plantet tokesore?

Nese i paramendojme keto kushte te reja, do te thonim se keto planete do te duhej te kishin me pak trupa ujore (nenkuptohet ketu vetem disa oqeane te medhenj), nje tremostat me gjitheperfshires qe pengon epokat akullnajore te ndodhin, nje fushe magnetike, per te mbrojtur planetin nga rrezatimi kozmik.

“Ne propozojme nje ndryshim ne fokus”, thone shkencetaret, “Ne duam t’i japim prioritet kerkimeve per planete te banueshme. Ne nuk mund te fokusohemi vetem ne gjetjen e planeteve te ngjashme me token, ne menyre qe te gjejme jete.”

Por a eshte ky diskutim ne lidhje me planete qe ja vlen t’i kesh? Sa gjasa ka te gjendet cfaredolloj jete ne ndonje planet tjeter?

“Duke folur statistikisht, do te thoja se nuk ka shume gjasa qe te mos kete jete atje jashte”, thote Heller, “Per here te pare ne histori, ne kemi aftesime – teknike dhe intelektuale – te gjejme dhe klasifikojme planetet potencialisht te banueshme. Eshte thjesht ceshtja, sesi e shpenzojme kohen tone te vezhgimit.”

Heller pret qe ky artikull te jete nje pikenisje debati per superbanueshmerine. Ai thote, se do te duhet pak kohe per komunitetin shkencor qe te qaset ndaj kesaj teorie.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here