Parathënia e Papa Françeskut në libër: “Fluturoni lart si shqiponja, simbol i vendit të Nënë Terezës”

0
165

E përditshmja  “Il Corriere Della Sera” ka bërë publike parathënien e shkruar nga Papa Françesku për librin “Ta duam të padashurin”.

Ky libër përmbledh dy fjalime të panjohura deri tani të mbajtura nga Nënë Tereza në vitin 1973 në Milano.

Shkrimi i Atit të Shenjtë përqendrohet në pesë pika: lutja, bamirësia, mëshira vepruese, familja, të rinjtë.

Në këtë pjesë të fundit, Papa përmend të rinjtë shqiptarë që ka njohur gjatë vizitës së tij në Shqipëri më 21 shtator të vitit 2014.

“Thonë që Shqipëria është vendi më i ri në moshë në Europë shkruan Shenjtëria e Tij. E tani të gjithë të rinjve u them: fluturoni lart si shqiponja, simbol i vendit të Nënë Terezës”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here