Përplasje e fortë në studio/ Plas sherri mes Enkel Demit dhe Eduard Shalsit…Çfarë ndodhi??

0
111

Ka përfunduar në një përplasje të fortë debati në “Abc-ja e mëngjeist” mes moderatorit Enkel Demi dhe ministrit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsit.

Nisma e qeverisë për operacionin “Forca e Ligjit” është kundërshtuar nga Demi, i cili i përmendi ministrit se janë 24 shoqata që e konsiderojnë këtë si shkelje të të drejtave të njeriut.

“Policia po sillet si në kohën e shokut Enver që i jep të drejtën të kontrollojë në emër të popullit në orën 03.00 të mëngjesit”, tha moderatori, ndërsa më tej nuk hezitoi t’i përmendë ministrit edhe Kongresin e PS, ku kryeministri Rama puthi në ballë, veteranin Zeriqi Mero, i cili ka dhënë dënime me vdekje në diktaturë.

Pjesë nga debati në studio:

Eduard Shalsi: Qëllimi dhe synimi i kësaj nisme debatohet jeni dakord apo nuk jeni dakord.

Enkel Demi: Nuk jemi pra.

Eduard Shalsi: Pra ju nuk jeni dakord që të gjithë të dënuarve…edhe pse kemi gazetarët që kanë akuzuar rëndë Edi Ramën dhe qeverinë për lidhje me krimin e organizuar. Kemi gazetarë që na kanë akuzuar rëndë madje se jemi shfaqur me personazhe të dënuar në burg.

Enkel Demi: Po ka forografi.

Eduard Shalsi: Tani ne po tregojmë që këta njerëz të deklarojnë pasuritë që kanë sepse kolegët e tu kanë dalë dhe kanë thënë që mbrapa x biznesi ke një të tillë. Morëm listën e personave të dënuar dhe e filluam me një strukturë sociale, që është diskutuar me partnerë shumë seriozë. Nuk është një shpikje shqiptare.

Enkel Demi: E keni diskursin shumë gabim…

Eduard Shalsi: Unë nuk i lejoj vetes t’ju them ju që e keni shumë gabim, ndërsa ju merrni përsipër…

Enkel Demi: E keni diskursin gabim kur thoni që “ju nuk doni që këta të hetohen”.

Eduard Shalsi: Jo nuk thashë që nuk doni.

Enkel Demi: Nuk është kjo, ajo që po thuhet nga mëngjesi deri në darkë është keni një ligj “anti mafia”, pse nuk e zbatoni. Këta njerëz të cilët po e kundërshtojnë, ju përmenda 24 organizata joqeveritare, thonë që po shkelni të drejtat e njeriut. Hiqeni dhe institucinin e avokatit dhe vazhdoni.

Eduard Shalsi: I keni lejuar vetes si media të akuzoni për lidhje me krimin.

Enkel Demi: Nuk kemi akuzuar, ju kemi treguar që keni, deputetë, kryetarë bashkie, ministra të përzier. Ju keni thënë që këta nuk i arrestojmë dot.

Eduard Shalsi: Po ju them, kompetenca në një çështje do të thotë që të paktën ta njohësh thelbin e problemit. Ka një paradoks të madh në momentin që akuzohet për lidhjet me një person. Jemi konsultuar me partnerët italianë. Pjesa e ekspertëve izraelitë na kanë dhënë një paketë të tillë. Shoqatat kanë rolin e tyre.

Enkel Demi: Policia po sillet si në kohën e shokut Enver që i jep të drejtën të kontrollojë në emër të popullit në orën 03.00

Eduard Shalsi: Këto paralelizma i bëni ju

Enkel Demi: Këto paralelizma shkojnë me PS se ish-komunistë jeni. Ju keni Gramoz Ruçin kryetar Kuvendi pse mos ta bëjmë këtë paralelizëm.

Eduard Shalsi: Ju keni Kastriot Islamin.

Enkel Demi: Unë me Kastriot Islamim nuk kam lidhje fare. Unë thashë që kryetari i Kuvendit është Gramoz Ruçi.

Eduard Shalsi: Kryetari i opozitës ka qenë Sali Berisha, do hapim një debat të tillë. Ne jemi një brez që i kemi kaluar …

Enkel Demi: I kemi kaluar aq mirë sa 100 vjeçari i Rilindjes është terrorist dhe puthet nga kryetari i partisë tënde në ballë, shoku Mero. Simboli i Kongresit pa numër të Rilindjes është 100-vjecari që e puthi në ballë kryetari dhe shpërndau foton.

Eduard Shalsi: Pse e banalizoni. Ju paska shqetësuar aq shumë 100-vjeçari që puthi në ballë dhe nuk keni dëgjuar reformat.

Enkel Demi: Më shqetësojnë krimet e 100-vjeçarit që ju nuk i dënoni dhe i simbolizoni duke i puthur në ballë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here