Çdo natë dëgjonte zhurma në shtëpinë e saj, pëson atak pasi e zbulon (FOTO)

0
161

Një grua në moshë të re, 25 vjeçe, për ditë me radhë përjetoi gjendje ankthi pasi dëgjonte në muret e shtëpisë disa zhurma dhe tinguj të mistershëm e të çuditshëm.

Leah Quibell jeton në Hull, East Yorkshire të Britanisë së Madhe, këtë shtëpi që shikoni në fotot e mëposhtme që publikon noa,al, bashkë me vajzën e saj të vogël, Ella.

Ajo nuk po e kuptonte nga vinin zhurmat.

Pasi përjashtoi mundësinë e minjve, sërish ishte në mister.

Befas, teksa pastronte shtëpinë, poshtë tapetit të sallonit zbuloi lëkurën e një gjarpri.

E tmerruar, 25-vjeçarja u tremb edhe më shumë sepse rrezik ishte që gjarpri apo gjarpërinjtë të gjendeshin në shtëpinë e saj dhe rendi drejt krevatit të të bijës.

Britanikja “Mirror” shkruan se nëna e re pësoi gjendje shoku dhe për pak, atak në zemër.

Pasi u qetësua, nëna e re është edhe më e shqetësuar. Ajo e shikon si mister faktin që zhurmat vinin nga muret dhe lëkura e gjarprit u gjet në tapetin e sallonit.

Specialistë që mbërritën në banesën e Leah, dhanë një shpjegim për atë që ajo zbuloi: Shpesh gjarpërinjtë e zhveshin lëkurën e tyre dhe për t’ia dalë fërkohen nëpër mure derisa ta nxjerrin në të gjithë gjatësinë e trupit të tyre. Më pas  lëkurën e lëshojnë aty ku lëvizin.

Në rastin e Leah kështu ka ndodhur. Gjarpëri qëndronte në atë shtëpi, për ditë të tëra ka nxjerrë lëkurën duke u fërkuar nëpër mure dhe më tej kur ka lëvizur gati për t’i dalë e tëra, kjo ka ndodhur pikërisht pranë tapetit të sallonit, afër tavolinës së hekurosjes.

Sakaq, hetime po bëhen nga autoritetet të cilat nuk konfirmuan nëse gjarpëri është gjendur dhe neutralizuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here