Rama ndjen tronditjen? Për herë të parë pas shumë kohësh…

0
797

Pas zhvillimeve të fundit lidhur me audio-përgjimin që implikon vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, kryeministri Edi Rama i është rikthyer sërish përpjekjeve për të fituar vëmendjen e publikut.

Ditën e djeshme kryeministri vendosi të jepte një intervistë për të balancuar vëmendjen që ka fituar skandali mbi audiopërgjimin për Agron Xhafajn, vëllain e ministrit të Punëve të Brendshme Fatmir Xhafaj.

Për herë të parë pas shumë kohësh, Rama i është rikthyer sërish tutave të cilat i ka përdorur gjatë gjithë fushatës elektorale të 2017-ës, njësoj sikur të ketë nisur një fushatë të dytë – atë të fitimit të vëmendjes së publikut.

Njësoj si në fushatë, ai u shfaq me tuta e duke bërë çunin trendy përballë gazetares Mirela Milori e veshur me xhaketë. Por fatkeqësisht rezultoi në një fushatë që e humbi me gjithë mundimin e vet të madh.

Arsyet e humbjes janë të thjeshta:

1- Asnjë piruetë kryeministrore nuk ia kalon për nga grepi i fortë që kanë faktet që Jetmir Olldashi ka sjellë për vëllanë e ministrit Fatmir Xhafaj.

2- Rama dje nuk tha asgjë, nuk qe i denjë për asnjë lajm për audiencën. As emrin e laboratorit ku kishte kryer ekspertizën e audiopërgjimit nuk e tha.

3- Argumentimi logjik pse gazetari Olldashi kërkoi mbrojtje të punës së tij te PD-ja hedh poshtë çdo përbaltje ndaj tij dhe çdo gazetari që bën punë cilësore.

4- Publikimi i fakteve se në Vlorë gëlon kanabisi hedh poshtë çdo artikulim të Ramës se droga nuk është më problem në Shqipëri ku janë pjellë qindra Lazarate të tjera.

Kështu, intervista e mbrëmshme e gazetarit Jetmir Olldashi i cili foli për faktet që kishte zbuluar gjatë investigimit të tij dhe publikimi i një serie të dytë përgjimesh për Vlorën, e nxorrën nul mbrëmë kryeministrin.

Pavarësisht përpjekjeve të Ramës, ai duket se e ka të humbur këtë fushatë sepse edhe të vetmin “AS” që ai kishte deklaruar se kishte në xhep nuk e përdori.

Ndërkohë që i gjithë publiku priste të thoshte se kush është agjencia që ka kryer ekspertizën për të vërtetuar se nuk ishte zëri i Agron Xhafajt në audio-përgjim, ai nuk e bëri këtë. Ndoshta ky “AS” mund të ketë qenë edhe “2”-sh i shitur si “AS”.

I vetmi lajm që krijoi Rama dje ishte fakti që tha se do rishikonte pozicionin e tij, nëse audio do të rezultonte e vërtetë. Por vetëm kaq.

Gazetari Jetmir Olldashi i vërtetoi dje opinionit publik se “kazani mediatik” vlon në zyrën e kryeministrit ose së paku te ata që Rama njeh nga afër.

Edhe pse pa asnjë mbështetje mediatike paraprake të gazetarit, faktet e publikuara e detyruan vëllanë-ministër Xhafaj jo vetëm ta pranonte para opinionit publik se i vëllai ishte dënuar për drogë (fshehur herë pas here nga mediet e kapura në Shqipëri), po ta dërgonte atë me konfirmimin e shefit Rama, besohet, andej nga ishte dënuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here