Rrëfimi rrënqethës i 37 vjecares: Babai më përdhunonte pa pushim

0
158

Sarah Williams është një 37-vjeçare britanike, e cila ka rrëfyer historinë e jetës së saj në mediat britanike. Bëhet fjalë për një histori rrëqethëse, e cila në moshën 13-vjeçare ka përjetuar ferrin në jetën e saj.

Siç tregon Sarah, në këtë moshë ajo u takua me të atin, të cilin nuk e kishte njohur deri në atë moment dhe nga dëshira e madhe për të qenë pranë tij, vendosi që të shpërngulej e të jetonte ne banesën e të atit.

Ai që pritej të ishte takimi më i bukur i saj, i ndryshoi gjithë rrjedhën e jetës.  “Kur isha 13 vjeçe, im atë më përdhunonte dhe më bënte foto intime për gjashtë vite me radhë, por kur e denoncova, policia nuk bëri asgjë”, – thotë Sarah, tashmë 37-vjeçe.

Në moshën 19-vjeçare, ajo gjeti kurajën të largohej nga shtëpia e të atit dhe ta denonconte atë. Pas një hetimi të shkurtër, autoritetet lokale i thanë vajzës se nuk kishin prova të mjaftueshme që të vërtetonin akuzat e saj. Ndërsa, vitin e kaluar, babai ndërroi jetë dhe gjatë një kërkimi në shtëpinë e tij, u gjetën foto lakuriq të vajzës së mitur dhe foto që tregonin se ajo ishte dhunuar. Pasi këto foto ranë në duart e policisë, ata vërtetuan që ishin prova të mjaftueshme për ta arrestuar të atin e 37-vjeçares, por ai tashmë kishte vdekur.

“Unë kam prova se babai im ishte një njeri i sëmurë, por jam vonë dhe nuk mund të vendos drejtësinë”, – tha Sarah.

1-178 3-142

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here