Përmbyset një autobus me nxënës në Francë, disa të plagosur

0
174

Të paktën 15 persona janë lënduar, përfshirë dy rëndë, pasi një autobus që po barte adoleshentë nga Uellist për në lindje të Francës, doli nga rruga dhe u rrokullis.

Raportohet se autobusi, i cili ishte nisur nga veriu i Uellsit, po shkonte për në Itali dhe u përplas në një hendek në magjistralen “A39” në Lons-le-Saunier, afër kufirit zviceran.

Shumica e udhëtarëve në autobus ishin të moshës 14 deri 17 vjeçe, ndërsa të lënduarit janë adoleshentë, raporton BBC.

Në shoqërimin e 44 adoleshentëve ishin edhe katër të rritur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here