Sukaj thumbon korçarët për kualifikimin e Partizanit

0
154

Xhevahir Sukaj nuk e harron Partizanin, edhe pse ndodhet në Malajzinë e largët. Ish-sulmuesi i kuq, që prej dy javësh është bërë pjesë e FC Perak në kampionatin e shtetit aziatik, i cili ka përshëndetur ish-ekipin për kualifikimin historik përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Ajo që ka bërë më shumë përshtypje, është ironia që shkodrani bënë me rivalin e Partizanit në sezonin e kaluar, Skënderbeun. Të kuqtë zunë vendin e korçarëve në Champions, pas dënimit nga UEFA të klubit kampion në fuqi.

sukaj

“Unë mendoj që edhe korçarët janë gëzuar nga kualifikimi i Partizanit. Bravo çuna, treguat që jeni heronj”, shkruante dje Sukaj. Pas largimit nga Partizani, sulmuesi ka premtuar se do të rikthehet sërish te të kuqtë. “Panorama Sport” zbulon se sulmuesit iu bë një ofertë e çmendur nga drejtuesit e kuq për të qëndruar. Bëhej fjalë për një shumë prej 100 mijë eurosh paradhënie dhe po kaq do t’i jepej në formë rroge për një sezon.

Megjithatë, Sukaj zgjodhi Malajzinë, pasi klubi i Perakut i ofroi 500 mijë dollarë për 18 muaj. Shkodrani bëri një sezon mbresëlënës me të kuqtë, duke u kthyer shumë shpejt në një idhull për tifozët, teksa arriti të shënonte 22 gola.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here