Prekëse, Polici kujdeset për një të pastrehë, lumturia e tij nuk ka fjalë (FOTO)

0
138

Një fotografi e një oficeri policie, i cili me butësi ia pastron këmbët dhe ia pret thonjtë një të pastrehu, është duke ua rikujtuar njerëzve anën e butë dhe shpeshherë të paparë të oficerëve të sundimit të ligjit.

Rreshteri Steve Wick nga Houston punon në programin e qytetit për të pastrehuarit, dhe kishte vërejtur të pastrehuarin Quintus duke jetuar nëpër rrugë para disa javësh, shkruan Mail.

Përderisa Quintus, 75 vjeçar, gjithmonë ka provuar të jetojë duke shitur gazeta nëpër rrugë, së fundmi është qorruar pothuajse i tëri me glaukomë saqë e ka problem të shkojë në dyqanin për të pastrehuarit për të marrë rroga.

Ditën kur 23 vjeçari veteran Wick dhe kolegu i tij Colin Mansfield e gjeten atë dhe e pastruar, Quintus e kishte ndotur veten.

Një fotografi e momentit frymëzues duket se është bërë më 19 korrik.

Prandaj, Wick dhe Mansfield ia lagen këmbët në mënyrë që t’ia presin thonjtë më lehtë.

“Prerja e thonjve do t’ia lehtësojë atij ecjen,” tha Wick.

Oficerët, po ashtu ia kanë dhuruar një palë këpucë atij.

“Ai u duk i lumtur pasi u pastrua,” tha Wick.expres

368118a000000578-0-image-a-7-1469193273183_1469205818-7684799

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here