Azilkërkuesit/ Belgjika kthen vendimin: Shqipëria sërish në listën e vendeve të sigurta

0
150

Këshilli i Ministrave në Belgjikë ka marrë dje  vendimin për ta rikthyer Shqipërinë në listën e vendeve të sigurta. Vendimi ishte lajmëruar pak ditë më parë nga Sekretari i Shtetit të Belgjikës për Migrimin dhe Azilin, Theo Francken. Që prej vitit 2012, Belgjika ka një listë të vendeve të sigurta të origjinës. Këshilli i Shtetit të Belgjikës kishte vendosur pak javë më parë që Shqipëria të përjashtohej nga lista e vendeve të sigurta për vitin 2015. Këshilli i Shtetit e ka bërë më parë këtë, edhe në vitin 2012, 2013, 2014.  Por qeveria belge gjithsesi nuk pajtohet me këtë vendim (që mbetet këshillues) dhe e ka përfshirë Shqipërinë sërish sot në listën e vendeve të sigurta. Për qeverinë belge, Shqipëria është një vend i sigurt dhe shqiptarët përgjithësisht nuk kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare. Azilkërkuesit nga këto vende kalojnë përmes procedurave të përshpejtuara dhe kanë shumë pak mundësi t’u njihet statusi i refugjatit. Kështu vijojnë rregullisht kthimet e shtetasve shqiptarë me qëndrim të paligjshëm në shtetin belg.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here