Zbardhe debatet e diskutuara në Grupin e PD, BASHA-BERISHA-SELAMI

0
138

Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PD, kreu Basha ka folur për vijimin e negociatave për konsensusin.

PD ka rënë dakort me propozimin e ri të ambsadorëve Lu e Vlahutin por nuk ka ende një dakortësi mes palëve politike.

Panorama ka zbardhur një pjesë të debatit mes Bashës, Berishës dhe Selamit në mbledhjen e grupit, ku ish-kryeministri Berisha ka thënë se “Rama kërkon që reforma të mos votohet”.

Ndërsa deputeti Selami ka kërkuar votimin e reformës pasi në të kundërt sipas tij “fatura do të bjerë mbi ne”.

DEBATI:

Basha: Jemi ende në proces negociatash dhe kemi shpresë se mund të arrihet marrëveshje. Ne kemi mbështetjen e komunitetit ndërkombetar në gjithë këtë histori.

Berisha: E vërteta është që Rama nuk e do marrëveshjen, Rama kërkon që reforma të mos votohet. Ai po punon për të arritur një shumicë të çoje vendin në zgjedhje të parakohshme.

Selami: Unë nuk e di për çfarë mbështetje ndërkombëtare flisni ju kryetar kur ne dje kemi marre dy deklarata shumë të forta kundër. Ne duhet ta votojmë reformën pasi deri në këto momente fatura është mbi ne. Unë kam që në dhjetor që sa herë dal nga shtëpia për në Kuvend apo në parti takoj përditë qytetar që më kërkojnë të votojmë reformën. Ne duhet ta votojmë pasi fatura sic e thashe deri tani është mbi ne

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here