Turqi/ Situata në gjendje të jashtëzakonshme për 3 muaj

0
149

Vetëm disa ditë pas tentativës për grushti shteti në Turqi, Presidenti i vendit, Rexhep Taip Erdogan, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për tre muaj.

Duke folur nga pallati presidencial në Ankara, Erdogan u shpreh se të gjithë viruset e mbetura brenda forcave të armatosura do të pastrohen.

Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme legjitimon edhe mbajtjen përtej afatit të parashikuar në ligj të afro 10.000 personave që janë vënë në pranga që prej dështimit të tentativës për rrëzimin e shtetit. Por pavarësisht kësaj, Presidenti nënvizoi se kjo masë nuk është kundër demokracisë, ligjeve dhe lirive.

Pas këtij lajmi, i menjëhershëm ka qenë reagimi i qeverisë gjermane, përmes ministrit të jashtëm, Frank VValter Steinmeier, i cili i beri thirrje Turqisë që të ruajë parimet e sundimit të ligjit si dhe atë të  proporcionalitetit ndaj puçistëve. Ai shtoi se dënimet nuk duhet të jepet mbi motive politike.

Grushti i Shtetit ka sjellë mjaft pasoja në Turqi. Autoritetet kanë arrestuar ose shkarkuar nga detyra më shumë se 50.000 persona, të cilët akuzon si mbështetës të klerikut, Fetullah Gylen. Këtu përfshihen ushtarë, oficerë policie, mësues, pedagogë, gjyqtarë, etj. Në vend janë mbyllur gjithashtu më shumë se 600 shkolla.

Autoritetet kanë deklaruar se numri i personave të arrestuar ose të shkarkuar nga detyra do të rritet edhe më tej përgjatë ditëve në vijim. Zyrtarët turq shprehen se puçistët janë përkrahës të klerikut, Fetullah Gulen, i akuzuar nga Ankaraja si personi që ka ideuar dhe mbështetur tentativën për rrëzimin e qeverisë. Turqia ka dërguar edhe një kërkesë zyrtare për ekstradimin e tij nga Shtetet e Bashkuara, por vendimi do të merret shumë shpejt nga gjykata amerikane.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here