Përse e ka frikë ISIS këtë vend?!

0
140

zraeli është i vetmi vend në botë të cilit ISIS i trembet, shprehet i pari gazetarë perëndimor që hyri në territorin e Shtetit Islamik dhe arriti të mbijetonte.

Jurgen Todenhofer, qëndroi 10 ditë në territorin e ISIS vitin e kaluar dhe së fundmi ka publikuar një libër. Në një intervistë për “Jewish News”, gazetari gjerman tha se Izraeli nuk është i përfshirë në fazën e parë të kolonizimit të Lindjes së Mesme nga ISIS. “I vetmi vend që ISIS i trembet është Izraeli – më thanë se ata e dinë se ushtria e Izraelit është shumë e fortë për ta”, shprehet Todenhofer. “Ata mendojnë se mund të mundin trupat e SHBA-ve dhe Britanisë, të cilët nuk kanë eksperiencë në strategjitë terroriste”. ISIS ka bërë disa kërcënime ndaj Izraelit dhe popullit hebre në video propaganduese, ku në njërën prej tyre thuhet se “asnjë hebre” nuk duhet lënë në Jerusalem dhe zotohen për zhdukjen e “sëmundjes” së Judaizmit nga Toka.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here