Lulzim Basha: Mashtrim i turpshëm i ambasadës amerikane, nuk pati kusht të ri nga PD!

0
135

I irrituar me akuzat se ai është njeriu që bllokoi reformën, Lulzim Basha e quajti një mashtrim të turpshëm deklaratën e ambasadës amerikane që e konsideroi “kërkesë të re” pretendimin e PD.

Basha tregoi në video deklaratën e tij ditën e martë, para se të nënshkruhej marrëveshja, ku theksonte me zë dhe figurë se propozimi i Nuland përfshinte të 4 institucionet, pra zgjedhjen e komisionerët e vetingut, komisionerëve publikë, anëtarët e KLGJ dhe ato të KLP.

Edhe negociatori i PS e konfirmoi ditën e hënë marrëveshjen u shpreh Basha.

“Eshtë pretenduar dje se Basha paraqiti kushte të reja. Ky është një mashtrim i turpshëm” tha Lulzim Basha duke iu referuar deklaratës së një nate më parë në ambasadën amerikane.

“Partnerëve ndërkombëtarë sot dua t’iu bëj me dije se çdo mashtrim që mund të kenë marrë dje nga pala  bien përtokë me këto prova. Këto janë fakte që bien poshtë nga evidence të qarta. Ku është kushti i ri? Ku është kushti i ri?” thirri Lulzim Basha në sallën e konferencave, duke konfirmuar se deputetët e Partisë Demokratike do të jenë ën sallën e Kuvendit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here