Nëse ai jep këto shenja, atëherë ka rënë brenda kokë e këmbë

0
169

Nëse ke parë vërdallë djem që janë të vështirë të lexohen, nuk je e vetmja. Por për fat të mirë, ka edhe të tjerë që japin sinjale pozitive dhe tregojnë se kanë interes ta shohin larg marrëdhënien me ty. Nëse e ke pyetur shpesh veten “A është serioze kjo lidhje?”, partneri mund të të japë disa sinjale për të kuptuar përgjigjen. Pastaj është e thjeshtë të kuptosh se ai po ushqen ndjenja të pastra për ty dhe mendon njëlloj me ty. Ja si ta kuptosh.

 

1. Ka bërë një bisedë me ty për faktin që do të ketë një marrëdhënie të gjatë dhe serioze.

2. E respekton mendimin tënd dhe të pyet zakonisht ҫfarë mendon.

3. Dëgjon dhe e ndan mendimin e tij me ty, dëgjon këshillat e tua dhe i merr në konsideratë ato.

4. Është i ndershëm dhe transparent.

5. I lë mënjanë të gjitha historitë e vjetra.

6. E merr malli për ty sa herë që nuk je pranë tij.

7. Dëshiron të të njohë edhe më shumë dhe këtë e tregon.

8. Bën plane për të ardhmen me ty dhe përpiqet t’i bëjë realitet ato.

9. Bën të pamundurën të të përfshijë në jetën e tij sociale.

10. Është në një moment të jetës kur partneriteti mund të funksionojë mjaft mirë.

11. Ti i ke takuar të gjithë miqtë e tij dhe familjarët.

12. Bën të pamundurën të lërë përshtypje të mirë kur e prezanton me njërëzit e tu të afërt.

13. Është i kënaqur të presë momentin intim, madje ta lë ty rastin për ta kërkuar.

14. Është pothuaj gjithmonë i përpiktë, por kërkon ndjesë nëse vonohet.

15. E bën special dhe emocional momentin që do të kalojë me ty.

16. Është i kujdesshëm për lumturinë tënde dhe përpiqet të të ndihmojë për gjithҫka ke nevojë.

17. Është gjithmonë iniciator të të telefonojë dhe nuk mërzitet nëse ndonjëherë e refuzon.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here