Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi paraqitet në SPAK

0
347

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi është paraqitur ditën e sotme në SPAK.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat, të cilat shkruajnë se Agaçi ka qëndruar për më shumë se 1 orë në prokurorinë speciale.

Burimet thanë se njeriu më i rëndësishëm në qeverinë e Ramës është paraqitur sot në SPAK, dhe është thirrur si person në dijeni për aferën 420 milionë euroshe të inceneratorëve.

Agaçi nuk ka dhënë asnjë koment pas daljes nga Prokuroria e Posaçme.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here