Skandali, Meta: Rama u bojkotua në Strasburg, nuk mbulohen skandalet me blofe dhe shfaqje teatrale

0
129

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta komenton skandalin e Edi Ramës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Në një konferencë për shtyp nga selia e PL, Meta analizoi gjetjet e progres-raportit të KE për Shqpërinë.

Pasi renditi kritikat, Meta tha se Rama u braktis në Strasburg, pas fjalimit që mbajti në KiE.

Meta shtoi se liderët e BE i dhanë një mesazh të qartë se sjelljet e tij teatrale nuk mund të fshehin kursin anti-europian të qeverisë dhe skandalet ku është përfshirë.

“Skanimi i të gjithë këtyre problemeve që sapo nënvizova tregon një devijim të qartë për Bashkimin Europian dhe reflektojnë drejtimin anti europian dhe autokratik të kësaj qeverisjeje. Bojkotimi i fundit në Strasburg ishte një mesazh i qartë se bllofet dhe shfaqjet teatrore që ai organizon duke cënuar dhe seriozitetin e institucioneve më të rëndësishme europine nuk mund të mbulojnë kurrsesi kursin e tij aventuresk dhe shmangien nga skandalet ku është përfshirë.”

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here