Zyrtarit të Gjykatës nga Kosova i vjedhin shtëpinë, për hajdutët ka një mesazh interesant

0
134

Zëdhënësi i Gjykatës së Apelit, Arbër Jashari, nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë të ditur se i është thyer banesa.

Për këtë, Jashari, nëpërmjet Facebook-ut i është drejtuar “hajnit” me një mesazh shumë interesant.

Lexojeni mesazhin e Jasharit për “hajnin”:

I dashuri hajn! Te falenderoj nga zemra qe ke perzgjedhur banesen time nga mijera te tilla qe ka Prishtina, per ta kryer aktin tende “fisnik”.

Sigurisht që ke menduar se jam naj pasanik ose djale i pasanikut, apo ndoshta edhe ndonje qesi i “naltë” qe ka shume pare.

Me falë te lutem per zhgenjimin.

E di qe nuk e ke pas te lehte mi hap gjithe ata dollapa e mos me gjete asnje send me vlere.

Mi kishe hallakat edhe xhepat e setrave,mos helbetna ka naj euro.

E more hajn.

Paret edhe mi pas tash n’banke po i rujme.

E sa per dukate u dashte me dite qe s’jam i martuar.

Qat ore pa rrypa qe e kishe marre, po besoj qe e ke vjedhe pahiri naj qysh.

Nuk po du me besu qe je kane kaq hajn i flliqt, mi marre nje ore te prisht.

Megjithate “nuk t’kam leshu” krejt duarthate. Televizori a po t’ ban a e ke shite?

Po qysh s’ kishe harru mi marr edhe dikitronin more burre.

Edhe ktu te falenderoj qe e ke prit mu kry Kampionati Evropian. Me pas kane para do dite me kishe lane ma keq.

Se di qysh e ke zbrit 10 kat teposhte pa t’ pa kojshite, po masi e kishe pshtjelle me qarshaf temin, nashta edhe s’kan dite cka eshte. E kur jem te qarshafi prap duhet me te kerku falje se u kane pak i palamë.

Pritoj mi qu shpesh te shpija. Nana gjith me qorton. Ps: Deren e kam ndreq apet, a me ta la nje qels, mos ma the ma, se shtrenjt?(sic) /Telegrafi/

h222

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here