Parashikimi i motit, fillon ulja e temperaturave në fundjavë

0
122

Kthjellimet do të karakterizojnë kushtet e motit në të gjithë vendin nesër deri në orët e mesditës kur priten kalime vranësirash nëpër të gjithë vendin, më të dukshme vranësirat paraqiten në zonat veriore – verilindore.

Parashikohet që edhe pasditja të vijojë me kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që kthjellimet të jenë dominante në pjesën më të madhe të territorit me përjashtim të zonave malore të cilat do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshueshme në orët e mëngjesit ndërsa orët e mesditës do të sjellin 2 – 3 gradë rënie të tyre. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi veriperëndimor, kjo do të bëjë që në brigjet e detit Adriatik dhe Jon të gjenerohet dallgëzim deri në 1 ballë, ndërsa në det të hapur deri në 3 ballë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here