Nishani pret Luzia Gegën dhe dekoron “Mjeshtren” Klodiana Shala

0
337

Kreu i Shtetit shqiptar priti sot në një takim të veçantë në zyrën e tij, atleten Luiza Gega, e cila u shpall pak ditë më parë nënkampione e Evropës në Kampionatin Evropian të Atletikës që u mbajt në Amsterdam të Holandës, së bashku me trajnerin e saj Taulant Stërmasi.

Gjatë këtij takimi të përzemërt Presidenti Nishani, pasi e përgëzoi atleten shqiptare për rezultatet e shkëlqyera të arritura në garat ndërkombëtare, e siguroi zonjën Gega dhe trajnerin e saj për rritjen e vëmendjes dhe mbështetjen nga institucionet shtetërore në mënyrë që sporti shqiptar të vazhdojë të përfaqësohet në mënyrë sa më dinjitoze dhe krenare anembanë botës.

Gjithashtu, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dekoroi sot zonjën Klodiana Shala me titullin “Mjeshtër i madh” me motivacionin: “Për veprimtarinë e shquar dhe rezultatet e shkëlqyera të arritura si sportiste e nivelit të lartë në atletikë, gjatë veprimtarive kombëtare dhe ndërkombëtare, duke e renditur Shqipërinë në majat më të larta.

Klodiana-Shala-640x443

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here