PD i thotë “JO” propozimit amerikan, dorëzojnë një propozim të ri

0
132

Demokratët i kanë thonë “Jo” propozimit amerikan për reformën në drejtësi dhe si kundërpërgjigje kanë dorëzuar një propozim të ri, përmes të cilit kërkojnë përjashtimin e ndërkombëtarëve nga vetingu.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar se po presim përgjigje për propozimin tonë.

Demokratët i kanë thonë “JO” propozimit amerikan për reformën në drejtësi dhe si kundërpërgjigje kanë dorëzuar një propozim të ri, përmes të cilit kërkojnë përjashtimin e ndërkombëtarëve nga vetingu.

Amerikanët‎ propozuan që të marrin në dorë drejtimin e Komisionit Ndërkombëtar të Vetingut, por demokratët propozojnë që SHBA dhe BE të mos kenë fuqi vendimmarrëse, por vetëm rol vëzhgues në procesin e verifikimit të pastërtisë së figurës së prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Grupi parlamentar i PD-së, u mblodh sot në mesditë, ku deputetët u njohën me përgjigjen zyrtare lidhur me propozimin amerikan për reformën në drejtësi. Kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi se tratativat për zgjidhjen vijojnë, ndërsa demokratët janë në pritje të përgjigjes për propozimin e tyre të ri.

“Çfarë kanë thënë mediat deri tani nuk është e vërtetë”- deklaroi Basha.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here