Volkswagen zbulon disa detaje të makinës së re me 7 ulëse (Video)

0
457

Kohë më parë, ishte spiunuar makina nga prodhuesi gjerman, që dyshohej të jetë modeli me shtatë ulëse i quajtur Atlas.

Tani Volkswagen e ka publikuar filmimin e shkurtër “Kapitulli 1”, ku tregon rëndësinë e kësaj makine që duket të jetë pikërisht ajo për të cilën raportohej, transmeton Telegrafi.

Meqenëse kjo është pjesa e parë, pritet që të ketë edhe publikime të reja, ku shpaloset më shumë rreth këtij modeli.

Në videon e postuar më poshtë, shihen shumë zona të egra dhe rrugë të thepisura, që bëjnë të supozohet se kjo makinë do të jetë e destinuar për të gjitha terrenet.

Sidoqoftë, pritet që në ditët në vazhdim t’i hiqen shtresat e kamuflazhit dhe të kuptojmë të gjitha detajet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here