Mjeku i njohur vjen me lajm të mirë: Nëse e keni kaluar Covid-19, të shkuara dhe rrini të qetë…

0
71

Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti ka ndarë në një postim në Facebook një tjetër lajm të mirë nga lufta me koronavirusin.

Teksa publikon të dhënat e e një studimi të zhvilluar në SHBA, epidemiologu thotë se nëse e keni kaluar infeksionin, “të shkuara dhe rrini të qetë”, nëse nuk e keni kaluar infeksionin, vaksinohuni.

Postimi i plotë:

Miqtë e mi, sërish lajme të mira kundër variantit Afrikano-Jugor nga i cili u frikua opinioni publik këtë tremujor.

Studiuesit elitarë të Emory University (SHBA) sapo publikuan (dje 20.03.2021) në revistën prestigjioze CELL Host & Microbe rezultatet e imunitetit të fituar nga kalimi i infeksionit apo nga vaksina Moderna kundër variantit Afrikano-Jugor.

Ata studiuan efektet neutralizuese të gjakut: të pacientëve të sëmurë me SARS-CoV-2, të pacientëve që e kishin kaluar infeksionin, dhe të pacientëve të vaksinuar me Moderna.

Gjetjet:

Antitrupat neutralizuese të të gjithë pacientëve lidheshin tre herë më pak me variantin Afrikano-Jugor (B.1.351), por
Antitrupat neutralizuese të të gjithë pacientëve e neutralizonin variantin Afrikano-Jugor.
Pra, është si të thuash se:
Këpuca është trefish më e lehtë, por përsëri e shtyp buburrecin!
Autorët dalin në përfundimet e qarta se:
Antitrupat nga personat e infektuar ose të vaksinuar lidhen me variantin Afrikano-Jugor.
Gjaku i pacientëve që e kanë kaluar infeksionin edhe përpara 8 muajve (maksimumi i periudhës studimore), sërish e njeh variantin Afrikano-Jugor.
Gjaku i pacientëve të vaksinuar ruan fuqinë neutralizuese kundër variantit Afrikano-Jugor.

Pra, miqtë e mi, mesazhet janë të qarta:

Nëse e keni kaluar infeksionin, të shkuara dhe rrini të qetë.

Nëse nuk e keni kaluar infeksionin, vaksinohuni.

Besojini natyrës dhe shkencës: ato veprojnë edhe pse nuk u jepet hapësirë mediatike.

Fikni televizorët/mediat, ato veprojnë vetëm nëse ne u japim hapësirë personale mediatike që të na shqetësojnë.

Dr. Shk. Ilir Alimehmeti, Epidemiolog Klinik
Fakulteti i Mjekësisë, UMT

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here