Greqi/ Njofton motrën: Eja se po vras veten… kur mbërrijnë e gjejnë të vdekur

0
143
Tragjedi në një familje greke. Një burrë 46-vjeçar i ka dhënë fund jetës me armë zjarri i rënduar psiologjikisht nga gjendja e vështirë ekonomike dhe papunësia.

Ngjarja ndodhi në Seres, raporton korrespondenti i noa.al duke cituar burime zyrtare nga policia e Greqisë.

Viktima, pak para se të ndërmarrë aktin tragjik ka vënë motrën e tij nën panik duke i bërë një telefonatë traumatike.

“Eja atje ku shkoj për gjah. Po iki, po vras veten. Njofto dhe vëllanë tonë. Eja më merrni atje”, – i ka thënë në telefon 46-vjeçari grek motrës së tij më të vogël.

E tmerruar ajo i ka telefonuar policisë dhe menjëherë ka vrapuar për te vendi ku ai i tha.

Por ishte vonë. Vëllai kishte vrarë veten me një armë zjarri tip çifte gjahu, pikërisht në vendin ku shpesh shkonte për gjueti, në Taksiarhon.

I ndjeri, pak para se të vetëflijohej kishte lënë dhe një letër ku kishte shkruar disa fjalë. Por ajo ishte mbytur më gjak nga plaga që i koshte hapur vetes me armën e gjuetisë.

Policia tha se ata dhe familjarët arritën në vendngjarje pak minuta pas telefonatës fatale. – See more at: http://www.noa.al/artikull/n/593725.html#sthash.5d8jrJDd.dpuf

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here