Pëson defekt trageti në Adriatik me destinacion Triesten, pasagjerët 3 ditë në det

0
154

Trageti “Bridge” i Adrias ka pësuar një defekt dhe për këtë arsye pasagjerët kanë tre ditë që qëndrojnë në det.

Lajmi bëhet i ditur nga burime zyrtare të kapitenerisë së Durrësit. Trageti kishte si destinacion Triesten, por pasagjerët ankohen se kishin prerë biletat për Trieste dhe se tani po zbresin në Ankona.

“Jemi nisur që të hënën nga Durrësi, kemi shkuar 1 milje larg nga brigjet e Triestes. Kemi pritur në radhë, trageti nuk është ankoruar. Duam që të zgjidhet situata, kemi tre ditë në det”,- thonë ata.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here