Nuland në Prishtinë flet për ecurinë e vendit në sistemin e drejtësisë dhe luftën me korrupsionin

0
133

Zëvendës-sekretarja amerikane e Shtetit, Victoria Nuland është duke qëndruar në Kosovë, ku tashmë ka pasur  disa takime me udhëheqësit e institucioneve.

Fillimisht, ajo ka takuar presidentin e vendit, Hashim Thaçi ndërsa më pas është takuar edhe me kreun e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Në njoftimin nga kabineti i kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, thuhet se në takimin me Victoria Nuland, u bisedua për proceset aktuale nëpër të cilat është duke kaluar Kosova.

 “Nuland theksoi se Qeveria amerikane vazhdon të mbështesë fuqishëm Kosovën në ecjen e saj përpara. Në këtë kontekst ajo shtoi se forcimi i sundimit të ligjit, i sistemit të drejtësisë, dhe luftimi i korrupsionit e krimit të organizuar, janë thelbësore për përparimin e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Nga ana e tij, kryetari Veseli theksoi se mbetet i përkushtuar tërësisht në agjendën e forcimit të shtetit ligjor në Kosovë si dhe në reformat e domosdoshme institucionale që kanë të bëjnë me agjendën evro-atlantike të vendit.

Në takim u bisedua edhe për transformimin e FSK-së si proces i domosdoshëm në kuadër të forcimit të shtetit të Kosovës.

Ajo sapo ka nisur takimin me kryeministrin Isa Mustafa, njofton Klan Kosova.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here