Mediat ndërkombëtare për Shqipërinë: Në vendin tuaj po lulëzojnë bastet

0
160

Lavdia e prezencës pozitive të Kombëtares shqiptare në Europian është zbehur. Futbolli në vendin tonë ka marrë një goditje të fortë pas pezullimit të Skënderbeut nga Kupat Europiane.

Mediat ndërkombëtare sportive dhe jo vetëm e etiketojnë Shqipërinë si epiqendrën e gangrenës së basteve. Lajmin këtë herë e bën të ditur gazeta prestigjioze austriake “Kleinezeitung” që shkruan se Shqipëria është vendi në të cilën mafia e basteve ka depërtuar dhe kontrollon fuqishëm trukimin dhe ndeshjeve të futbollit.

Gjatë pasqyrimit të lajmit për pezullimin e Skënderbeut dhe disa ngjarjeve të tjera në lidhje me trukimet e ndeshjeve, gazeta raporton se është hapur një hetim i gjerë që do të shkojë në rrënjët e kupolës që po shkatërron lojën e futbollit.

Gazeta austriake bën me dije se në Austri janë marrë të gjitha masat për parandalimin e trukimeve dhe fiksimit të ndeshjeve. “Shqipëria është një vend ku fiksimi i ndeshjeve nuk ndodh për herë të parë.

Këto ngjarje janë të përsëritura. Pak ditë më parë u përjashtua skuadra e Skënderbeut nga Liga e Kampionëve”, thuhet në lajm. Futbolli shqiptar duket se po kalon ditë të errëta dhe çështja e basteve është dominuese ndaj gjërave të bukura që po dhurojnë në fushë ekipet shqiptare.

Vetëm Kombëtarja nuk mjafton për të paraqitur vlerat e futbollit në arenën europiane, pasi ekipet e tjera nuk po bëjnë figurë të mirë dhe po njollosin sportin më të bukur në botë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here