“Pasanikët e Shqipërisë”, rezervojnë të gjitha tavolinat VIP me 3000 euro vetëm për Chris Brown

0
210

Kur një këngëtar i huaj vjen në Shqipëri është padyshim një event për të mos u humbur. E tillë ishte ardhja Rita Ora-s, Jessie J, John Mayer dhe James Arthur.

Këtë verë, mbrëmjen e sotme më saktë, Shqipërinë do ta vizitojnë Chris Brown dhe Tyga, në një lokal në Durrës, ku do të performojnë së bashku përballë publikut shqiptar.

Për ta parë koncertin e sotëm “live” sigurisht që duhet të blesh biletat dhe të rezervosh vendet, që kanë dalë në shitje prej disa ditësh. Duke marrë parasysh se Chris Brown dhe Tyga janë yje botërorë, edhe çmimi i biletave duhej të ishte në nivelin e këngëtarëve. Tavolina VIP me dy shishe shampanjë falas kushton “vetëm” 3,000€, por nëse nuk keni mundësi për zonën VIP, keni plot variante të tjera që kushtojnë më lirë dhe që fillojnë nga 200€ në 1500€.

Nëse do të bënim pak llogaritë duke e krahasuar me koncertin e, as më pak e as më shumë, por të vetë Beyonce-s, do të shihnim një ndryshim që nuk është i vogël.

Artistja do të mbajë më 18 korrik koncertin e saj në San Siro, Milano, në kuadër të “Formation World Tour”. Në atë koncert një paketë VIP, ku përfshihet një biletë në rreshtat e parë pranë skenës, mundësia për të hyrë më shpejt se të tjerët, pra zënia e një vendi shumë të mirë, veshje të personalizuara, pije dhe ushqime falas, si dhe orientim nga stafi i koncertit, kushton rreth 350€. Sigurisht ka edhe paketa të tjera VIP me çmime më të lira dhe me vende të mira.

120€ mund të llogarisim udhëtimin nga Tirana në Milano vajtje-ardhje, si dhe 80€ hotel me 4 yje, në të cilin përfshihet një vakt dhe transporti falas nga koncerti në hotel. Pra, me një shumë prej 550€ ose 600€ mund të shkosh në “San Siro”, të shohësh “live” koncertin e Beyonce-s, të shijosh Milanon tërë ditën dhe të kthehesh në Tiranë duke mos pasur asnjë pendesë për çmimet. Pasi të gjithë e dimë që në performanca “live” dhe koncerte jo vetëm Chris, por askush nuk mund të konkurrojë Queen B.

Gjithashtu, këngëtari i zhanrit R&B do të fluturojë drejt Kroacisë më 12 korrik, i ftuar në festivalin Fresh Island 2016, për të kënduar e performuar përballë një publiku që ka shpenzuar të paktën 74€ dhe maksimumi 299€ për biletat VIP.

Blitz.al kontaktoi me stafin e lokalit për të mësuar nëse çmimet e publikuara janë të vërteta apo trillime dhe mësuam se përveç faktit që zona VIP është shitur e gjitha, të vetmet zona të lira janë ato pranë skenës që kushtojnë rreth 20,000 lekë dhe rreshtat pranë skenës, me çmim 500€. Nga kjo mund të kuptojmë se çmimet e publikuara janë të vërteta.

Nuk e dimë nëse jemi me të vërtetë kaq të apasionuar pas Brown dhe Tyga-s apo është një tjetër event ku duhet të tregojmë se jemi “In”dhe e reklamojmë veten (si) persona trendi e që jemi me emër në shoqëri duke shpenzuar mijëra euro për një tavolinë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here