Vrau 49 persona në klubin e homoseksualëve, flet gruaja e kriminelit: Nuk e fal, ka lënduar shumë njerëz!

0
237
Noor Salman, gruaja e njeriut që vrau 49 persona më 12 qershor në klubin e homoseksualeve, më në fund ka thyer heshtjen e saj.
Ajo i ka thënë New York Times që nuk e dinte që burri i saj, Omar Mateen kishte në plan që të kryente sulmin në klubin e natës Pulse në Orlando.
“Nuk dija asgjë. Unë nuk e fal atë se çfarë ka bërë. Më vjen shumë keq për atë që ka ndodhur. Ai ka lënduar shumë persona”.
Intervista e saj për New York Times, ndryshon shumë nga historia që i tha ajo FBI pas sulmit. Prokurorët ende nuk kanë vendosur nëse duhet apo jo të akuzohet ajo për krimet e burrit të saj, transmeton Klan Kosova.
Salman, është një grua palestinezo – amerikane, që është rritur në Kaliforni. Ajo i ka thënë gazetës amerikane se Mateen ishte abuzues dhe shpeshherë e ka ofenduar atë me termin “kurvë” por në gjuhën afgane.
Mateen, një qytetar amerikan nga dy prindër imigrantë afgan, po jetonte bashkë me Salman kur mori një veturë me qira me të cilën shkoi deri në Orlando për t’i kryer sulmet.
Ai ishte i armatosur me një pushkë dhe pistoletë të cilat i kishte blerë në mënyrë të ligjshme disa ditë para sulmit.
Mateen, ishte një roje e sigurisë dhe kishte një licencë për armë zjarri dhe pikërisht për këtë arsye gruaja e tij pretendon që nuk ka dyshuar që ai do kryente sulm.
“Është e mundur që ajo nuk e ka ditur pasi ai nuk i besonte asaj, por ka arsyeje të shumta që të ritregojë historinë në mënyra të ndryshme, vetëm që të duket viktimë”, ka thënë Mia Bloom, profesor në Universitetin e Gjeorgjisë, që ka studiuar rolin e grave dhe fëmijëve në grupet terroriste.
Mateen ishte nën hetim nga FBI nga viti 2013 deri në 2014, pasi ai kishte bërë komente nxitëse rreth terrorizmit.
Personat e rregullt në klubin e natës Pulse disa ditë pas sulmit, ishin shprehur se Mateen ishte shumë i njohur në këtë klub dhe në tre vitet e fundit e frekuentonte këtë vend deri në tre herë në muaj. Ai gjithashtu në telefonin e tij kishte një aplikacion për homoseksual.
Salman, i ka thënë New York Times që dëshiron që bota ta di që është njeri.
“Unë jam nënë”, u shpreh ajo duke pretenduar që nuk e dinte çfarë po planifikonte burri i saj.
Mateen disa ditë përpara sulmit i kishte dhënë asaj 500 dollarë për të shkuar së bashku me djalin e tyre tre vjeçar në Disney World.
Edhe vet sulmuesi, e kishte frekuentuar shumë shpesh parkun e lodrave, Disney.
Ajo ka konfirmuar që është njohur me të në një rrjet social të quajtur “Arab Lounge”. Salaman ka thënë se menjëherë pas sulmit i ishte shkruar asaj duke e pyetur “A i keni parë lajmet?”. Pyetje të cilën ajo iu është përgjigjur që jo.
Më pas ai i kishte shkruar se e do, dhe ky ishte teksti i fundit i pranuar nga ai.
Sulmi i kryer nga Mateen ishte sulmi më vdekjeprurës në historinë amerikane, më fatale se sa masakra e Virgjinës në vitin 2007 si dhe ajo në shkollën fillore të Konektikut në vitin 2012.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here