Alarm në Uashington. Ndërtesa e qeverisë amerikane është mbyllur pas alarmit se ishte parë një grua e armatosur pranë sallës së Kongresit në Uashington DC. Mediat amerikane shkruajnë se Policia i ndaloi njerëzit të hynin brenda ndërtesës dhe qendrës së vizitorëve teksa ata ishin vënë në kërkim të gruas që ka përhapur panik.
Thuhet se politikanët e kanë braktisur ndërtesën teksa raportohet se disa persona dëshmitarë kanë thënë se gruaja kishte hyrë në “Building Rayburn House”, përmes një tuneli. Nuk ishte e qartë se si u zgjidh situata por bllokimi u hoq pas 40 minutash nga alarmi.