Berisha nxjerr emrat e gjyqtarëve që nuk do të lejohen të jenë pjesë e sistemit të drejtësisë

0
117

Ish-kryeministri Sali Berisha ka përmendur në sallën e parlamentit emrat e disa gjyqtarëve që sipas tij nuk do të lejohen të jenë pjesë e sistemit të drejtësisë, pas miratimit të reformës. Ai ka përmendur emrat e Ardian Dvorani, Sokol Berberit, Sokol Sadushit dhe Gent Ibrahimit që sipas tij kanë lidhje me qeverinë dhe nuk garantojnë një sistem gjyqëosr të pavarur.

“Nuk do mund të kandidojë asnjëri prej atyre që u gjet në konflikt interesi në këto organe. Nuk do mund të kandidojë Dvorani, i cili shkeli ligjin dhe kushtetutën, mori 2 vite me radhë rrogën e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë duke mbajtur të zaptuar vendin. I bëj thirrje Prokurorit të Përgjithshëm të nisë hetimet pasi ai duhet të zhdëmtojë qindarkë për qindarkë dëmin që i shkaktoi shqiptarëve ky uzurpator i vendit”, – tha Berisha.

“Nuk mund të kandidojë aty kunati i bashkëkreut të Partisë Komuniste të Drejtësisë, Fatmir Xhafës. Nuk do të mund të jetë asnjë, as edhe Ibrahimi, kunati i ministres, që i merrte të freskëta instruksionet. Po ashtu edhe Sadushi që urdhëron lirimin e kriminelëve në gjykata. Përgatituni, ua them që tani, këta përjashtohen për një periudhë të paktën 8 vjeçare nga çdo emërim në instancat e larta të drejtësisë” – tha Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here