Dënimi i Skenderbeut nga UEFA/Skandali i trukimeve zbret në superligë

0
144

Dënimi i Skenderbeut nga UEFA/Skandali i trukimeve zbret në superligë

Skënderbeu i Korcës, duket se nuk është dënuar vetëm për një ndeshje në Champions League. Skandali i trukimeve dhe basteve pritet të përfshijë edhe Superligën Shqipëtare.

Raporti i UEFA-s, i cili dënoi ekipin korcar ishte të paktën 70 faqe me akuza të ngritura, jo vetëm për ndeshjet në eleminatoret e Chamions League por edhe në Superligën Shqipëtare.

Skandali i trukimeve pritet të vijë edhe në FSHF, kjo për faktin se UEFA e ka akuzuar dhe dënuar Skënderbeun edhe për ndeshjet e Superligës apo Kupës së Republikës.

Në deklaratën zyrtare të UEFA-s pas vendimit të CAS thuhet, “Rasti afirmon besueshmërinë e sistemit të zbulimit të UEFA-s për mashtrimet në baste (BDS) lidhur me identifikimin e modeleve të parregullta të basteve në ndeshje të luajtura nga klubi shqiptar në nivele evropiane dhe vendase”.

Në deklaratë thuhet mjaft e qartë nga klubi shqiptar në nivele europiane dhe vendase. Pra skandali i trukimeve nuk do ngelet vetëm me denimin nga  UEFA, per kompeticionet europiane, ai pritet të zbresë edhe në kampionatin shqiptar, ku Skenderbeu rrezikon të humbë edhe titullin kampion dhe të ketë pasoja të tjera për akuzat dhe vendimin e dhënë nga UEFA. Pritet vetem vendimi i FSHF si do shkoje me tej ceshtja Skenderbeu.citynews//

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here