Samiti i Parisit: Serbia “kërcënon” BE-në me referendum

0
150

Bashkimi Evropian ka vendosur që të hap kapitujt 23 dhe 24 në procesin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Nisja e këtij procesi do të bëhet me 19 korrik, sipas raportimit të medieve lokale.

Sipas Radiotelevizionit publik të Serbisë, në margjinat e Samitit të Liderëve Ballkanit Perëndimor në Paris, Serbia dhe BE-ja kanë marrë vendim që të nisin proces të ri të negociatave.

Ky vendim sipas RTS-së vjen pasi BE-ja me 1 korrik ka vendosur që të mos hap dy kapituj me Serbinë, atë që ka të bëjë me sundimin e ligjit dhe të drejtave të njeriut, gjë që ka nervozuar aq shumë Serbinë saqë ministri i Jashtëm, Ivica Daçiq e quajti këtë vendim si të “turpshëm, të pakuptueshëm dhe poshtërues”.

Reagimi i tillë ishte ashpërsuar kur në të njëjtën kohë, BE-ja vendosi që të hap kapituj të ri me Turqinë dhe Malin e Zi, raporton Insajderi.

Kryeministri serb sipas RT-së, u ka thënë liderëve evropian se përkundër faktit se Serbia e ka të qartë rrugën drejt Evropës, nëse vazhdohet me një politikë të tillë.

“Kryeministri ka vendosur që t’ia bëjë të qartë se përkundër dëshirës së madhe të Serbisë për t’u anëtarësuar në BE, megjithatë nuk mund të injorohet fakti se në Serbi megjithatë ekzistojnë parti e grupe e vënë në pikëpyetje këtë rrugëtim”, shkruan RTS.

Serbia hapi dy nga 35 kapitujt e nevojshëm për anëtarësim me BE-në në mes të dhjetorit 2015, duke përfshirë edhe normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here