PD: Pallati i Sadri Abazit, ka vendim prishjeje. Rama e mbron të përfundojë katin shtesë në zemër të Tiranës

0
35

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa ka vijuar me akuzat ndaj deputetit të PS, Sadri Abazi, për ndërtime pa leje në zonat kryesore të kryeqytetit.

“Sadriu i Ramës po vazhdon të përfundojë edhe katin shtesë në pallatin e tij në zemër të Tiranës dhe Edi Rama, jo vetëm që e lejon, ndalon ligjin të funksionojë, por del dhe e mbron publikisht përmes dallëndyshes së INUK-ut, drejtoreshës kukull të Ergys Hoxhës, i cili drejton operacionin kriminal dhe korruptiv të blerjes së votës në Dibër”, ka thënë Zhupa.

Zëdhënësja e opozitës ka publikuar edhe një dokument, që përmban sipas saj vendimet për prishje objekti të pallateve të Abazit, sepse janë ndërtuar pa leje.

“Edi Rama vetë kur ishte kryetar bashkie ka nxjerë vendim për prishjen e pallateve. Bashkia Tiranë, vendim për prishje objekti, 17.02.2010”, ka saktësuar zëdhënësja.

Por, ka vijuar ajo, “më pas Rama u miqësua me Sadriun, ose Sadriu diti se si ta rregullonte punën me të”. “Dhe sot Rama ka ndryshuar mendje, del dhe thotë se Sadriu është në rregull dhe i paska legalizuar pallatet. Si mund të legalizohet një objekt për të cilin ka vendim prishjeje?”, është shprehur Zhupa.

Të gjithë këto janë sipas saj, “përpjekje kriminale për të mbuluar këtë shkelje skandaloze të ligjit, këto dy standarde në vend, ku mijëra vetë janë në burg për një rregullim çatie, ndërsa Sadriun e Ramës nuk e gjen gjë për ndërtimin e një kati të tërë pa leje në mes të Tiranës”.

“Kjo padrejtësi do të marrë fund. Dibra e para do të çlirohet më 11 shtator nga ky sundim bande. Shqipëria do të jetë më mirë pa Edi Ramën”, ka shtuar Zhupa.

 

Bashkia-Tiranë-vendim-për-prishje-objekti-17.02.2010.-700x929

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here