Problemet me kamerat kanë që në kohën kur Papa Francesku vizitoi Shqipërinë

0
135

Dokumenta zyrtare që publikohen në media të krijojnë idenë sikur zyrtarë të policisë kanë pasur një parandjenjë se në Rinas do të ndodhte një ngjarje e rëndë. Përplasja mes policisë dhe kompanisë që ruan aeroportin nuk paska nisur pas grabitjes, por disa muaj më herët.

Në mbledhjen e Komitetit të Sigurisë Kombëtar të Aviacionit Civil shqiptar të datës 13 maj 2016, pra të paktën 1 muaj e gjysmë para ngjarjes, Drejtori i Përgjithshëm i Kufirit Genc Merepeza ka ngritur pikërisht shqetësimin për mungesën e sigurisë në ruajtjen e rrethimit të jashtëm të aeroportit.

Takimi i Komitetit u bë për të diskutuar raportin e testimeve të fshehta, të kryer nga Autoriteti i Aviacionit Civil në prill 2016, dhe dështimit të sigurisë së aeroportit për të zbuluar qoftë eksplozivin, thikën e mbi të gjitha, hyrjen e paautorizuar në perimetrin e aeroportit. ‘News 24’ ka arritur të zbardhë disa nga bisedat që janë bërë në këtë mbledhje.

 

 

“Kjo situatë e kamerave ka që në kohën kur Papa Francesku vizitoi Shqipërinë. Disa kamera që janë të vendosura shikojnë vetëm murin, megjithëse ne kemi qenë në sallën e kamerave vet me Z.Nikolla aty dhe kemi vërejtur disa probleme me mbikëqyrjen e Aeroportit. Ajo që më shqetëson është ajo që ne si polici nuk kemi akses në këto kamera në kohë reale në aeroport. Nëqoftëse do te duhet një ndërhyrje e menjëhershme e policisë do të duhet një sërë procedurash zinxhir derisa policia të veprojë”, ka theksuar përfaqësuesi i Policisë së Shtetit, në mbledhjen ku ishte edhe përfaqësuesi i TIA-s.

Kompania ICTS ka këmbëngulur në takim se puna që ajo bën është e shkëlqyer dhe nuk kanë pse shqetësohen institucionet e tjera.

“Pyetja ishte, a bën punë të mirë kjo kompani. Unë ju konfirmoj se bën punë të shkëlqyer, është viti i 11 që kjo kompani është aty dhe është viti i 11 që kjo kompani është e licencuar dhe njohur nga autoriteti nën mbikëqyrjen e vazhdueshme. Drejtuesit e kësaj kompanie janë të licencuar po nga autoriteti, kështu që unë nuk mund të them gjë tjetër. Ne jemi absolutisht të kënaqur me punën që kryen kjo kompani. Përsa i përket problemit të aksesit të kamerave, ne kemi një detyrim kontraktor që është kontrata e koncesionit dhe çfarë do të thotë, që ju te keni akses aty tek ato kamera. Kamerat janë vendosur për efekt të sigurisë për të cilat ne jemi përgjegjës, besoj se ju nuk e keni të ndaluar aksesin të instaloni kamerat tuaja”, tha Alimema.

Më tej Drejtori i Kufirit i kërkon të kenë akses në kamera, për të përfituar kohë në ndërhyrje. “Duam të kemi akses për të marrë pamjen në kohë reale, pse unë duhet të pres që të marrë një telefonat tënden që po ndodh ngjarja, ose të ketë një punonjës të policisë të akomodua në ambientet e sallës së kamerave me numrin e vet, me butonin e vet që të jap alertin në momentin e duhur”, u shpreh Merepeza.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here