Shqipëria rrezikon “listën e zezë”… BE monitoron rreptë!

0
133

BE-ja e përbërë nga 28 shtete, krijoi listën e zezë në dhjetor 2017, pas zbulimeve të skemave të shmangies së taksave të përdorura nga korporatat dhe individët e pasur, për të ulur faturat e tyre tatimore.

Skandalet e njëpasnjëshme financiare-korruptive ku Shqipëria është kthyer në një minierë fiskale për çdo kënd që kërkon të pastrojë paratë e pista, e kanë futur vendin në listën gri të Bashkimit Evropian përsa i përket vendeve që trajtohen si parajsa fiskale për krimin.

Shqipëria vazhdon të jetë në këtë listë që nga viti 2017 dhe mbahet në monitorim nga BE.

Në këtë listë Shqipëria mban shoqëri me vende si Emiratet e Bashkuara Arabe e cila u shtua së fundmi në listën e zezë të parajsës fiskale, por edhe me  vende si ishulli holandez Aruba në Karaibe, Barbados, Belize, territori britanik jashtë shtetit, i Bermudës, Fixhi, Ishujt Marshall, Oman, Emiratet e Bashkuara Arabe, Vanuatu dhe Dominika.

Shqipëria në listën gri rrezikon shumë të kalojë nga lista gri në listën e zezë, çka mund ta përballë  me dëmtime reputacioni dhe kontrolle më të rrepta për transaksionet me BE-në.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here