Milan kërkon një sulmues, Pelle e Mario Gomez dy kandidatët

0
137

Sot është dita e parë si trajner i Milanit për Vincenzo Montella, që do të nisë menjëherë nga puna me skuadrën, duke programuar edhe fazën përgatitore. Por nuk do të punohet vetëm në fushën e stërvitjes por edhe në merkato, aty ku Adriano Galliani ka gati një listë. Kuqezinjtë janë në kërkim të një sulmuesi me peshë dhe në krye të listës prej disa kohësh është Romelu Lukaku, pa harruar edhe Pavoletti. Pas ardhjes së Lapadula, kuqezinjtë duan një sulmues me emër dhe Montella ka hedhur sytë nga Europiani.

 

Ndaj orët e fundit kanë dalë emrat e Graziano Pelle dhe Mario Gomez, teksa ende në dyshim është e ardhmja e Carlos Baca, që duket se do të divorcojë nga Milani. Duke përjashtuar penalltinë, Europiani i Pelle ka qenë pozitiv, me dy gola për Italinë, ndërkohë që kontrata e tij me Southampton skadon në fund të 2017-ës. Ndaj kuqezinjtë janë gati të përfitojnë dhe të marrin sulmuesin e kombëtares. Por duket se Montella preferon Mario Gomez, që e njeh mirë nga koha kur drejtonte Fiorentinën. Sulmuesi është i dëmtuar dhe ka mbyllur Europianin dhe është gati të rikthehet në Itali.telesport

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here