Martohen në fshehtësi Geti dhe Marina?! (FOTO)

0
138

Getoar Selimi ka festuar ditëlindjen ditën e djeshme, ndërsa nuk kanë munguar surprizat e shumta nga miqtë e fansat e reperit.

Ai ka preferuar të ndajë me publikun fotografinë e tortës që partnerja e tij, Marina Vjollca, i ka bërë surprizë.

Përbri kësaj fotografie, Geti i bën një dedikim të veçantë Marinës, duke e cilësuar atë si “një nga bekimet më të mëdha të Zotit”, por ajo që bie në sy është që e quan “My wife” (gruaja ime).

Të jetë martuar vallë ky çift në fshehtësi, pa e marrë vesh askush, apo është thjeshtë një mënyrë përkëdhelëse dhe një kod i mirë komunikimi mes Getoarit dhe Marinës?

Mediat kanë folur shumë për një martesë të mundshme që shihet në horizont për këtë çift, mirëpo ka qenë vetë Marina ajo që ka hedhur poshtë çdo aludim mbi këtë temë pak kohë më parë.

Dy personazhet e famshëm shqiptarë janë duke shijuar një romancë të ëmbël dhe prej disa kohësh kanë nisur bashkëjetesën.

geti

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here