Mançini zyrtarizon largimin e Rei Manajt nga Interi

0
134

Rei Manaj nuk do të jetë pjesë e Interit në sezonin e ardhshëm, ose të paktën, jo në planet e ekipit të parë të zikaltërve. Kjo duket qartësisht në listën e përpiluar nga Roberto Mançini për grumbullimin përgatitor të skuadrës për sezonin e ardhshëm. Tekniku Italian, ka lënë jashtë listës së tij sulmuesin e talentuar shqiptar i cili prej disa ditësh është në Shqipëri me pushime.

Një mesazh mëse i qartë që ai duhet të kërkojë një sistemim të ri në huazim nëse dëshiron të luajë me rregullsi, ose do të mbetet pjesë e akademisë së klubit zikaltër, për t’u aktivizuar me të rinjtë.

Gjatë ditëve të fundit është folur për interesimin e disa klubeve për Manajn, por menaxheri i tij, Alberto Fontana, bëri të qartë për mediat Italiane se nuk kishte marrë ende asnjë ofertë konkrete.panoramasport

Lista e Interit për fazën përgatitore:

Portierë: Berni, Karrizo, Handanoviç, Radu

Mbrojtës: Andreolli, D’Ambrosio, Dela Xhiovana, Dodo, Huan Hesus, Miangue, Miranda, Nagatomo, Ranokia, Santon, Jao

Mesfushorë: Besa, Gnoukuri, Kondogbia, Melo, Zonta

Sulmues: Bakajoko, Biabiani, Ikardi, Jovetiç, Palasio, Pinamonti

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here