Fier/ ISHP bën apel: Qytetarët kujdes, kontrolloni depozitat e ujit

0
144

Ardhja e stinës së nxehtë të verës ka bërë që të merren masa të rrepta për klorifikimin e ujit të pijshëm ndërsa i bëhet apel qytetarëve që ti kushtojnë vëmendje edhe pastrimit të  depozitave të ujit që mbajnë në tarraca. Drejtoria e Shëndetit Publik në Fier bën me dije se gjatë kësaj stine kryhet klorifikim i shpeshtë në të gjithë ujësjellsat  si në pikën ku nis furnizimi me ujë i popullatës ashtu edhe në pikat fundore të tij. Megjithatë Jola Shano specialist e higjenës u bën apel qytetarëve që të pastrojnë depozitat e ujit që të mos përsëritet  rasti i  njësisë administrative Frakull ku  disa banorë patën çrregullime  në sistemin tretës vetëm si rezultat  i përdorimit të  ujit të depozitave të pa pastruara. Në fjalën e saj Jola Shano shprehet: “I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që në shtëpitë e tyre të përdorin depozita, të bëhet dezifektimi i tyre, më pas të bëhet klorifikimi, shpëlarja e tyre me ujë të rrjedhshëm, të lihen mbi dy orë dhe më pas të bëhet mbusëhja e depozitës në ujë. Qytetarët fierakë duhet të jenë shumë të qetë pasi vlerat e klorit janë në nivel konform standardit shtetëror”. Drejtoria e Shëndetit Publik  ka pohuar se  e rëndësishme është që të realizohet edhe pastrimi i depozitave në mënyrë që të mos krijojnë mbetje të cilat mund të bëhen shkak për infeksione.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here